62 vizitore online

Hyrje » Bota

Gjendet nje nga copat e avionit te 11-Shtatorit

Policia e Nju Jorkut ka thënë se ka gjetur një pjese te ndenjeses të njërit prej aeroplanëve që është përplasur për kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë, më 11 shtator të vitit 2001. Zëdhënësi i departamentit të policisë, Paul Browne, ka thënë se copa e madhe e metalit ka shenja të qartë që lexojnë “Boeing Co” dhe një numër të identifikimit. Ajo është gjetur të... 

Shperthime bombe ne Maratonen e Bostonit

Te paktën dy persona kanë humbur jetën pas dy shpërthimeve në linjën e “finishit” të Maratonës së Bostonit. Rreth 3 orë pasi fituesit kishin kaluar linjën një shpërthim i fuqishëm u regjistrua në pjesën veriore të rrugës Boylston. Pak më vonë është dëgjuar një tjetër shpërthim, ndërsa dëshmitarët thanë se kanë qenë dy të tillë. Shpërthimet kanë goditur spektatorët... 

Fajon paralajmëron regjim vizash për disa vende të Ballkanit

Raportuesja e PE-së për liberalizimin e vizave Tanja Fajon paralajmëron kthimin e regjimit të vizave për disa vende të Ballkanit për shkak të shtimit të azilantëve të rremë. “Sipas informatave në lidhje me numrin e azilkërkuesve të rreme, ata janë më shpesh qytetarët e Serbisë, Maqedonisë dhe Bosnjes, kohët e fundit. Problemi më i madh ka qenë gjithë kohës me pakicat, kryesisht... 

Sulm me raketa në Gaza, vriten gra e femije

Sulm në Gaza, raketa në Tel Aviv. Lufta vazhdon dhe sa vjen e po paguhet shtrenjtë me gjak civilësh dhe fëmijësh. Të paktën 20 palestinezë, pjesa më e madhe gra dhe fëmijë, u vranë sot nga sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës, sipas shërbimeve shëndetësore në territorin palestinez të qeverisur nga Hamasi. Izraeli bombardoi sot një shtëpi në Gaza, duke shkaktuar 10 civilë... 

Obama rizgjidhet President: Për SHBA, më e mira do të vijë

Barack Obama është rizgjedhur në krye të Shtëpisë së Bardhë me shumicën e votave elektorale. Sipas rezultateve të fundit paraprake Obama ka fituar 303 vota elektorale dhe Romney 206. Një kandidati i duhen 270 vota për të fituar zgjedhjet. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka shënuar fitore në disa shtete kyçe, ku gara për Shtëpinë e Bardhë me kandidatin republikan,... 

Merkel-Berishës: Do shqyrtoj me interes propozimin për statusin dhe vizitën në Shqipëri

Gjatë samitit të krerëve të shteteve dhe qeverive anëtare në EPP, në Bukuresht, Kryeministri Berisha zhvilloi takime me liderë botërorë, ku veçohet takimi me kancelaren gjermane Angela Merkel. Pasi vlerësoi si një arritje të madhe për vendin propozimin e bërë nga Komisionit Evropian për statusin e vendit kandidat, Kryeministri Berisha e siguroi znj. Merkel për vendosmërinë e qeverisë... 

Bie nga avioni në rrugët e Londrës. Policia: Viktima shqiptar ose maroken

Një udhëtar pa biletë ka rënë nga një lartësi e madhe mbi një rrugë të qetë në periferi të Londrës, teksa trupi i tij i ngrirë ra nga një aeroplan në fluturim gjatë uljes për në aeroport. Viktima kishte hipur në pjesën e poshtme të avionit, jashtë tij, për të siguruar kështu udhëtimin pa biletë. Trupi i viktimës, që sipas Daily Mail, mendohet të jetë në rreth të... 

Itali, vazhdojne lekundjet e termetit, panik dhe frike

Vazhdon të dridhet toka në veri të Italisë. Lëkundjet më të forta janë ndjerë rreth orës 3 dhe 4 të mëngjesit të së hënës në zonat Mirandola, San Felice dhe Finale Emilia, po ato qyteza që u goditën më fort nga tërmeti i 24 orëve më parë që shkaktoi 7 viktima. Gjatë gjithë ditës së dielë ka pasur rreth 100 lëkundje të përsëritura, të cilat kanë shkaktuar dëme në... 

Francois Hollande është zyrtarisht presidenti i ri i Francës

Ceremonia e betimit është zhvilluar në Pallatin Elize, me pjesëmarrjen e personaliteteve të shquara franceze. Hollande është pritur në Pallatin Elize nga Presidenti në largim, Nicolas Sarkozi I cili I ka dorëzuar atij mandatin e presidentit. Në fjalën e tij, presidenti Hollande garantoi angazhim të plotë, luftë ndaj diskriminimit dhe zhvillim të vendit pavarësisht problemeve ekonomike... 

Hollande fiton zgjedhjet presidenciale ne France

Kandidati i socialistëve Fransua Hollande, me 52 për qind të votave, është zgjedhur sot presidenti i ri Francës. Në Paris dhe nëpër qytete të tjera të Francës pas lajmit të fitores, ka filluar festa e socialistëve. Nikolas Sarkozi në këto zgjedhje ka marrë 48 për qind të votave. Fransua Hollande do të jetë presidenti i parë socialist në 17 vitet e fundit, ndërsa Sarkozi i pari...