Home Aktualitet 10 tragjeditë më të mëdha në Shqipëri,nga ajo e Otrantos deri tek...

10 tragjeditë më të mëdha në Shqipëri,nga ajo e Otrantos deri tek e Gërdecit

1146
0

Një aksident me përmasa tragjike trondit Shqipërinë ditën e djeshme. Autobusi i linjës Fushë-Arrës- Durrës del nga rruga në fshatin Dom në komunën Gjegjan të Pukës kur për pasojë 14 pasagjerë gjetën vdekjen dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në gjendje të rëndë. Por kjo nuk është tragjedia e parë e ndodhur në Shqipëri, pasi 20 vitet e fundit janë të mbushur me raste ku shumë veta kanë humbur jetën për arsye të ndryshme. Gazeta “Tirana Observer” sjell një përmbledhje të tragjedive më të mëdha që ka kaluar vendi. Duke filluar nga tragjedia e Otrantos e cila mund të cilësohet edhe si më e rënda, për të vijuar më pas me aksidentin në Qafën e Luarit në vitin 2002 kur një tjetër autobus me nxënës doli nga rruga, ku u plagosën 19 prej tyre. Në radhë është tragjedia e 9 janarit në vitin 2004 për të vijuar me tragjedinë e Farkës dhe deri te tragjedia e Gërdecit.
Tragjeditë në Shqipëri
Më 27 mars të vitit 1997 ndodh tragjedia e Otrantos. Si pasojë e përplasjes me anijen italiane “Sibilla”, mbytet anija “Katri i Radës”. Anija ishte nisur nga qyteti i Vlorës. Në këtë tragjedi humbën jetën 89 persona dhe u plagosën shumë të tjerë. Tragjedia e Otrantos njihet në si tragjedia më e madhe në 20 vitet e fundit. Një tragjedi e rëndë rrugore ndodhi në shkurt të vitit 2002 në Qafën e Luarit, rruga që lidh Vlorën me Sarandën. Një autobus me nxënës nga Berati, u përplas me një tjetër autobus të linjës Vlorë-Dukat. Nga kjo përplasje u plagosën 19 persona, prej të cilëve tetë nxënës në gjendje të rëndë. Në vitin 2003, si pasojë e çarjes së digës së Liqenit u përmbytën qindra shtëpi dhe u dëmtuan shumë aktivitete, dyqane por edhe orendi shtëpiake. Fatmirësisht nuk pati viktima në njerëz pasi pjesa më e madhe u evakuua. Një tjetër tragjedi si ajo e djeshmja ka ndodhur gjashtë vjet më parë pikërisht në Fushë-Arrëz. Gjimnazistët kosovarë ishin nisur për një ekskursion 5-ditor në Shqipëri por 14 prej tyre humbën jetën tragjikisht në një aksident të rëndë në Fushë-Arrëz, ngjarja ka ndodhur në 14 tetor 2004, ku autobusi i tyre u përplas me një makinë.
Tragjedi të tjera
Në vitin 2004 pikërisht në 9 janar një tragjedi i ndodh në Karaburun. 21 persona humbën jetën si pasojë e avarisë në motorin e gomones që u nis në 9 janar të 2004-ës nga Vlora. Ata ishin nisur drejt Italisë, ndërkohë që mes të vdekurve ishte edhe një skafist. Policia arrestoi dy skafistët e tjerë. Më 11 mars 2007, në Dukagjin ka ndodhur një nga aksidentet më të rënda rrugore. Fugoni në të cilin udhëtonin nëntë vetë u rrëzua në një humnerë prej një lartësie 50 metra në rrugën Kir-Dukagjin. Humbën jetën gjashtë persona mes tyre edhe fëmijë. Në 6 mars 2008 në Liqenin e Farkës pranë Tiranës përmbytet një varkë e cila shkakton vdekjen e 16 personave. Tragjedia e Farkës në orët e para të mesnatës në liqenin e Farkës solli vdekjen e 16 personave. Shkak i mbytjes së varkës ishte numri i madh i personave që ndodheshin në të. Nga kjo tragjedi shpëtuan katër presona. Më 15 mars 2008, nodhi tragjedia e Gërdecit e cila është ndër tragjeditë më të mëdha në 20 vitet e fundit. Pasi shpërthimit të fabrikës së municioneve, humbën 26 persona dhe dhjetëra të tjerë të plagosur. Për këtë ngjarje opozita akuzoi mazhorancën si shkaktare dhe e implikuar në korrupsion. Për shkak të ngjarjeve që ndodhën atje dhe implikimit të politikës me fabrikën e vdekjes, kjo tragjedi rrallë së do të harrohet ndonjëherë. Dita e djeshme solli një tjetër tragjedi e cila nuk ishte e para por me shpresën që është e fundit.

28.03.1997, Tragjedia e OTRANTOS
Si pasojë e përplasjes me anijen italiane “Sibilla”, mbytet anija “Katri i Radës”. Anija ishte nisur nga qyteti i Vlorës. Në këtë tragjedi humbën jetën 89 persona dhe u plagosën shumë të tjerë. Tragjedia e Otrantos njihet në si tragjedia më e madhe në 20 vitet e fundit.

25 shkurt 2002, Qafa e Luarit
Një tragjedi e rëndë rrugore ndodhi në shkurt të vitit 2002 në Qafën e Luarit, rruga që lidh Vlorën me Sarandën. Një autobus me nxënës nga Berati, me një tjetër autobus të linjës Vlorë-Dukat. Nga kjo përplasje u plagosën 19 persona, prej të cilëve tetë nxënës në gjendje të rëndë.

Prill 2003. Çarja e digës së Liqenit Artificial të Tiranës
Si pasojë e çarjes së digës së Liqenit të cilës u përmbytën qindra shtëpi dhe u dëmtuan shumë aktivitete, dyqane por edhe orendi shtëpiake. Fatmirësisht nuk pati viktima në njerëz pasi pjesa më e madhe u evakuua.

9 janar 2004, Karaburun
21 persona humbën jetën si pasojë e avarisë në motorin e gomones që u nis në 9 janar të 2004-ës nga Vlora. Ata ishin nisur drejt Italisë, ndërkohë që mes të vdekurve ishte edhe një skafist. Policia arrestoi dy skafistët e tjerë.

14 tetor 2004, Fushë-Arrëz
Gjimnazistët kosovarë ishin nisur për një ekskursion 5-ditor në Shqipëri por 14 prej tyre humbën jetën tragjikisht në një aksident të rëndë në Fushë Arrëz ngjarja ka ndodhur në 14 tetor 2004, ku autobusi i tyre u përplas me një makinë.

31 mars 2005
Një avion amerikan u rrëzua në fshatin Rovjan të Gramshit, ngjarje e cila u cilësua si një tragjedi shqiptare ku humbën jetën nëntë ushtarë amerikanë. Në atë kohë u përcaktua shkak i aksidentit pakujdesia e pilotit.

6 maj 2006, Dhëmblan
Shpërthimi i predhave të vjetra të ushtrisë në fshatin Dhëmblan të Tepelenës i morri jetën dy ushtarakëve, duke përhapur panik edhe tek banorët. Ka qenë gabimi i një ushtari në çmontimin e predhës që shkaktoi edhe tragjedinë.

11 mars 2007, Dukagjin
Është cilësuar si një nga aksidentet më të rënda rrugore ajo e Dukagjinit. Fugoni në të cilën udhëtonin nëntë veta u rrëzua në një humnerë prej një lartësie 50 metra në rrugën Kir-Dukagjin. Humbën jetën gjashtë persona mes tyre edhe fëmijë.

6 mars 2008. Liqeni i Farkës
Përmbytja e varkës në orët e para të mesnatës në liqenin e Farkës solli vdekjen e 16 personave. Shkak i mbytjes së varkës ishte numri i madh i personave që ndodheshin në të. Nga kjo tragjedi shpëtuan katër presona.

15 mars 2008, tragjedia e Gërdecit
Tragjedia e Gërdecit, është ndër tragjeditë më të mëdha në 20 vitet e fundit. Pas shpërthimit të fabrikës së municioneve, humbën 26 persona dhe dhjetëra të tjerë të plagosur. Për këtë ngjarje opozita akuzoi mazhorancën si shkaktare dhe e implikuar në korrupsion. Për shkak të ngjarjeve që ndodhën atje dhe implikimit të politikës me fabrikën e vdekjes, kjo tragjedi rrallë së do të harrohet ndonjëherë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here