BASHKIA TIRANË – Rama në avantazh
Rezultati nga numërimi i 436 kutive të votimit nga 485 në total është:
Edi Rama – 111 797 vota
Lulzim Basha – 111 697 vota
Hysni Milloshi – 1 231 vota
BASHKIA DURRËS – Dako, mbi 3 200 vota në avantazh
(8:30)Në Bashkinë e Durrësit, kur janë numëruar 140 kuti nga 165 që ka gjithsej ky qytet, Vangjush Dako është në avantazh ndaj Ferdinand Xhaferrit me 3232 vota.
Dako deri tani ka marrë 29 805 vota ndërsa Xhaferri 26 573.
BASHKIA SHKODËR – Luka në avantazh të thellë
(15:30) Në Shkodër, Lorenc Luka i “Aleancës për Qytetarin” kryeson me 18 967 vota kundrejtë 10 602 vota të kandidatit të “Aleancës për të Ardhmen” Genc Uruçi. Deri tani janë numëruar 86 nga 95 vota në total. Ndërsa në komunën Gur i Zi, bastion i së djathtës, është shpallur fitues kandidati i majtë.
BASHKIA ELBASAN – Sejdini në avantazh mbi 6 000 vota
Qazim Sejdini kandidati i koalicioni “Aleanca për të Ardhmen” ka një diferencë prej më shumë se 6 000 votash më shumë se kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin” Durim Hushi. Deri tani janë numëruar 74 kuti votimi nga 96 në total.
Gjirokastra
Pas përfundimit të numërimit të kutive të votimit në KZAZ nr 25, në qarkun e Gjirokastrës, rezultati është:
6 komuna dhe një bashki të fituara nga Aleanca për Qytetarin
1 komunë dhe një bashki Aleanca për të Ardhmen
4 komuna të fituara nga PBDNJ
Ndërkohë, për komunën Libohovë, numërimi i votave është shoqëruar me debate. Pas përfundimit të numërimit, KZAZ ka shpallur fitues kandidatin e Aleancës për Qytetarin me vetëm 2 vota më shumë se kandidati tjetër.
Në KZAZ nr 26 në Gjirokastër, procesi i numërimit të votive vazhdon të jetë i bllokuar që prej orës 23:00 të ditës së djeshme. Shkak i bllokimit janë bërë pretendimet e përfaqësuesve të Partisë Demokratike për ta shpallur të pavlefshme kutinë e votimit të qendrës Memaliaj Fshat, për shkak të kryetarit të kësaj qendre votimi, i cili sipas tyre është baxhanaku i kandidatit të Aleancës për të Ardhmen.
Bashkitë dhe komunat ku janë shpallur fituesit:
Maminas PS
Xhavzotaj PD
Gjeplaj PD
Ishëm PS
Korçë PS
Selenicë PS
Shijak PS
Fier PS
Vlorë PS
Patos PS
Gramsh PS
Rrogozhinë PDIU
Gjirokastër PS
Pukë PD
Himarë PS
Peqin PD
Përmet PS
Peshkopi PD
Tepelenë PS
Delvinë PD
Memaliaj PS
Lezhë LSI
Ballsh PS
Kukës PD
Burrel PS
Leskovik PD
Maliq PS
Bilisht PD
Sarandë PS
Rubik PS
Rrëshen PS
Ersekë PS
Kavajë PS
Orikum PS
Berat PS
Lushnje PS
Kuçovë PS
Peqin PD
Levan PS
Dushk PS
Krutje PD
Ballsh PS
Ura-Vajgurore PS
Drenovë PD
Qendër-Ersekë PD
Bilisht PD
Miras PS
Krumë PS
Golaj PD
Bajram Curri PD
Fushë-Arrëz PD
Pojan PD
Ersekë PS
Kashar PD
Ksamil PS
Bulqizë PD
Otllak PS
Vaqarr PS