Home Politike Beteja për Tiranën, pritet nisja e numërimit tek njësia 5

Beteja për Tiranën, pritet nisja e numërimit tek njësia 5

919
1

Pritet të nisë numërimi i 16 kutive të fundit në KZAZ-në 49, tek njësia numër 5 në Tiranë, njësi e cila do të finalizojë edhe fituesin e garës për bashkinë e kryeqytetit.

Numërimi i vota është ndërprerë gjatë orëve të vona të natës ndërsa pritet që numërimi të nisë mëngjesin e sotëm ku ka mbetur pa pumëruar votat e zonës së Selitës dhe zona siç njihet nga qytetarët “Pallati me shingjeta” tek rruga Irfan Tomini.

Ndërkohë mbërmjen e djeshme edhe tre ambasadorët e akredituar në Tiranë, ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu, ambasadori i BE-së Ettore Sequi dhe ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth vëzhguan nga afër numërimin e votave në njësinë bashkiake numër 5.

Pasi pa nga afër procesin e numërimit, ambasadori Arvizu thekskoi për mediat se procesi është i tejzgjatur. “Procesi është i tejzgjatur. Qytetarët duan që votat e tyre të numërohen dhe ne jemi këtu për të parë nga afër dhe të sigurohemi që kjo është duke ndodhur”, tha Arvizu.

 

1 COMMENT

  1. Nese keni harruar te beni nje llogari matematikore, realisht duhet te jene 23 kuti dhe jo 16, pra ka nje pikepyetje shume te madhe per 7 kuti????? Ku jane apo per ta ka votim ende?????
    Eshte absurde te vazhdohet akoma me keto lloj manipulimesh kur populli e di se per ke ka votuar. Me nje llogjike shume te thjeshte Shqiperia eshte bere roze dhe populli e ka ngjyrosur te tille. Edi Rama , na pelqen ose jo, ka perdorur nje strategji perfekte, e ka studiuar cdo gje me detajet me te imta. ka vendosur si kandidate individe te dashur nga populli dhe me popullaritet aty, ndaj njerezit kane votuar individin tek i cili shohin dike te njohur, te rritur prane tyre dhe te njohur me problemet e tyre qe tashme, shpresojne ti zgjidhin. Sali Berisha, zgjedh te njejtat figura te konsumuara te cilat per popullin nuk kane asnje shkendije te re, jane individe qe nuk jane te besueshem me, ndaj edhe llogjikisht nuk do votoheshin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here