Home Aktualitet Ish-zëvendës kryeministri Ilir Meta kercenohet me jete

Ish-zëvendës kryeministri Ilir Meta kercenohet me jete

514
0

Ish-zëvendës kryeministri Ilir Meta ka bërë një denoncim zyrtar ku ka deklaruar se është kërcënuar me jetë përmes disa mesazheve në celular. Lajmi fillimisht u bë i ditur nga disa agjenci online ndërkohë që burime nga Ministria e Brendshme e kanë konfirmuar atë.

Aktualisht, Meta dhe familja e tij janë marrë në mbrojtje nga forcat e Gardës së Republikës. Ndërkohë, burime nga MB bëjnë me dije se bëhet fjalë për disa SMS të mbërritura nga numra telefonikë jashtë vendit.

Nuk dihet ende përmbajtja e tyre por informacionet e para flasin për mesazhe të cilat sipas denoncuesit, kryesisht kërcënojnë fëmijët e ish-zëvendës kryeministrit. Familja Meta po pushon në vilën e tyre në Gjirin e Lalzit ndërkohë që kamerat e sigurisë dhe forca të shtuara të Gardës vëzhgojnë zonën perreth.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here