Home Aktualitet Vazhdon kerkimi per 3 te arratisurit, gjenden gjurme ne Dardhe

Vazhdon kerkimi per 3 te arratisurit, gjenden gjurme ne Dardhe

655
0

burgu-i-DrenovesPolicia e Korçës dhe forcat speciale, kanë rinisur mëngjesin e sotëm kërkimet për tre të arratisurit nga burgu i Korçës, Gëzim Toma, Eduard Lulo dhe Reiz Haxhiraj.

Burime nga Policia kanë bërë të ditur se, kërkimet janë duke u zhvilluar në fshatin Dardhë të Korçës dhe në rrethin e Devollit. Aktualisht sipas policisë, tre të arratisurit dyshohet se kanë vjedhur edhe tre mushka në fshatin Dardhë me të cilat ata mund të lëvizin.

Kërkime janë duke u bërë edhe në zonën pranë pikës kufitare të Kapshticës, në rrethin e Devollit, ku policia ka gjetur gjurmë që më pas janë zhdukur.
Policia bën të ditur se, kërkimet janë të vështira për shkak të kushteve të vështira atmosferike. Mjegulla dhe shiu janë duke penguar policinë në kërkime.

GJENDJEN GJURME NE DARDHE, AKSION EDHE NE TIRANE
Aksioni për kërkimin e 3 të arratisurve nga burgu i Drenovës nisi mëngjesin e djeshëm, për të vijuar përgjatë gjithë natës, deri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Fillimisht, u vlerësua një informacion, sipas të cilit Eduard Lulo, mund të ishte në Tiranë, pranë pallatit të sportit “Asllan Rusi”. Pas kërkimeve, ky lajm rezultoi i rremë. Përgjatë gjithë ditës së djeshme, Policia e Shtetit ka qenë në ndarë në 2 pjesë për të bërë të mundur lokalizimin e tre të të arratisurve të tjerë.

Shpërblimi prej 5 mijë eurosh, që është vënë në dispozicionin e qytetarëve për të dhënë informacion në lidhje me vendndodhjen e personave të arratisur ka rezultuar i suksesshëm në rastin e tre të arratisurve shkodranë të cilët u arrestuan një natë pas arratisjes. Ndërsa kërkimet për të arratisurin e tretë Gëzim Tomo, janë përqendruar në zonën e Prrenjasit. Sipas policisë dyshohej se Tomo ndodhej ende në këtë zonë, por edhe ky informacion po verifikohet, pasi gjatë ditës së djeshme nuk pati asnjë sinjal.

Gjurmët në Dardhë
Rreth orës 20:10, të ditës së djeshme Policia e Korçës ka gjetur në fshatin Dardhë disa gjurmë zjarri të saposhuar. Për policinë, ato ishin gjurmët e tre të arratisurve nga burgu i Drenovës. Burime nga policia bëjnë të ditur se efektivë të policisë dhe forcat RENEA kontrolluan zonën dhe banesat në fshatin Dardhë. Eksperët kanë kryer verifikime që i kanë çuar në rezultatin se zjarri në një tunel ka të bëjë me tre të arratisurit. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë nisur kontrollin në terren por moti i keq dhe nisja e dëborës ka bërë që diku afër orës 20.00 të mbrëmjes së djeshme të tërhiqen. Zyrtarisht bëhet me dije se edhe Haxhiraj, Toma dhe Lula shpejt do të arrestohen.

Kërkimet në mal
Policia vijoi edhe dje pa ndërprerje kërkimet për të arratisurit Eduard Lulo, Reiz Haxhiraj dhe Gëzim Tomo. Kërkimet ishin të përqëndruara në zonën përreth malit të Gramozit dhe në kufirin me Greqinë. Sipas policisë dyshohet se këta dy të arratisur fshihen në pyjet e malit Gramoz. Ndërkohë, nga policia kufitare kërkimet po zhvillohen me kamera termike.

Apeli nga fqinjët
“Ai duhet të dorëzohet dhe të vuajë dënimin pasi e meriton”. Këto janë fjalët që “A1 Report” dhe “Shqiptarja.com” kanë mësuar kur shkuan në banesën ku jetonte Eduart Lulo, njëri prej të arratisurve nga burgu i Drenovës në Korçë, 2 netë më parë. Familja e tij është zhvendosur që prej arrestimit dhe dënimin e Eduart Lulos, i akuzuar për vjedhje me pasojë vdekjen. Ndërkohë banorët e fshatit ku ka jetuar Lulo shprehen se, familja e Lulos njihej si e rregullt në këtë zonë, ndërsa shprehen kundër arratisjes së tij nga burgu i sigurisë së lartë.

Arratisjet më të bujshme
Në listën e gjatë të arratisjeve nga burgu apo ngjarjeve të tilla të mbetura në tentativë përmendet ajo e Dritan Dajtit. Ikja e tij nga Gjykata e Tiranës, në 17 nëntor 2003, do të mbahet mend gjatë, duke mbajtur një pistoletë që i’a kishin futur në ambientet e brendshme të kësaj gjykate. Më tej, në vitin 2005, Gazmend Brraka ose i njohur si Gaxhai, hapi një tunel nëntokësor, 20 metra, në burgun 302, në Tiranë, që mbaronte në një dyqan lulesh. Plani u zbulua. Arratisjet e tjera janë shënuar në 20 shtator 2009, kur 4 të burgosur, 3 prej të cilëve të dënuar me burgim të përjetshëm, mes tyre dhe Marashi, kanë tentuar të arratisen nga qelitë e burgut të sigurisë së lartë në qytetin e Fushë Krujës.

Arratisje pati edhe nga burgu i Burrelit, ku protagonist isht edhe Admir Tafili. Ky i fundit, u arratis më pas, gjatë lejës speciale për të takuar nënën në vitin 2010, kur “la me gisht në gojë” policët që e prisnin jashtë. Ndërkaq, si shqiptarë që kanë organizuar arratisje spektakolare përmendet Alket Rizai me 2 arratisje, ku njëra ishte me helikopter e një tentativë, para pak javësh. Gazmend Paja është një shqiptar që “çmendi” italianët me arratisjet e tij të panumërta nga burgjet e këtij shteti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here