Home Aktualitet Aksidenti ku humbi jeten Sokol Olldashi, prokuroria zbardh shkaqet

Aksidenti ku humbi jeten Sokol Olldashi, prokuroria zbardh shkaqet

545
0

Makina-OlldashiProkuroria e Tiranes ka publikuar raportin përfundimtar te ekspertizes per aksidentin qe i mori jeten deputetit Olldashi.
Ne raport konstatohen shkaqet kryesore te aksidentit, shpejtesia e automjetit, mosvendosja e rripit te sigurimit, mosrespektimi i sinjalistikes ekzistuese, nderkohe qe shkelje eshet konstatuar edhe nga ana e ‘enti pronar i rrugës’ per mungesen e barrierave mbrojtese anash rruges.

Shpejtësia e automjetit
Në momentin e aksidentit, drejtuesi i mjetit po udhëtonte me shpejtësi 45 km/h. Nderkohe qe sipas ekspertizës, në kushte atmosferike të rënduara, siç ka qenë në momentin e aksidentit dhe në një kthesë të fortë, siç është konstatuar nga kqyrja e vendit të ngjarjes, automjeti duhet të lëvizte me shpejtësi më pak se 20 km/h

Sinjalistika rrugore
Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, është konstatuar se ekziston sinjalistika vertikale, e cila tregon drejtimin e kthesës në të majtë. Megjithatë, sipas ekspertëve, mungon sinjalistika horizontale.

Rripi i sigurimit
Nga kqyrja në vendngjarje dhe nga ekspertiza, ka rezultuar se drejtuesi i mjetit nuk ka pasur të vendosur rripin e sigurimit.
Mungesa e barrierave mbrojtese ne rruge
Raporti i ekspertëve autoteknikë ka nxjerrë edhe një përfundim tjetër, mbi gjendjen e pareteve anësorë të rrugës. “Nga enti pronar i rrugës nuk janë vendosur barrierat e sigurisë në pikat kritike, të cilat rrisin sigurinë e përdoruesve të rrugës në qarkullim”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here