SHUMICA e njerëzve kënaqen kur hanë. Megjithatë, ka të tjerë që janë të detyruar t’i konsiderojnë «armiq» disa ushqime. Ata vuajnë nga alergjitë ushqimore. Shyqyr që shumica e alergjive nga ushqimet nuk janë kaq të rrezikshme.
Vitet e fundit është rritur numri i njerëzve alergjikë dhe INTOLERANTE NDAJ USHQIMIT.
Çfarë është alergjia nga ushqimet?
Një grup shkencëtarësh, drejtuar nga dr. Xhenifer Xh. Shnajdër Çejfëni, shkruan në një revistë: «Nuk ka një përkufizim të pranuar gjerësisht për alergjinë ushqimore.» (The Journal of the American Medical Association) Prapëseprapë, shumica e ekspertëve besojnë se reaksionet alergjike e kanë zanafillën kryesisht te sistemi imunitar.
Një reaksion alergjik nga një ushqim i caktuar zakonisht është reaksion nga një proteinë në atë ushqim. Sistemi imunitar e identifikon gabimisht atë proteinë si të dëmshme. Kur në trup hyn një proteinë specifike, sistemi imunitar mund të krijojë një lloj antitrupi të njohur si imonuglobulina E (IgE) për të neutralizuar substancën e huaj. Kur konsumojmë sërish të njëjtin alergjen ushqimor, antitrupat e krijuar më parë bëjnë që të lëshohen disa substanca kimike, përfshirë histaminën.
Në rrethana normale histamina është e dobishme për sistemin imunitar. Por, për arsye ende të paqarta, prania e antitrupave IgE dhe si pasojë prodhimi i histaminës provokojnë reaksion alergjik te njerëzit që janë tepër të ndjeshëm ndaj ndonjë proteine.
Ja pse herën e parë që ha një ushqim nuk dallon ndonjë reaksion të jashtëm, por herën tjetër që ha të njejtin ushqim te ndodh reaksioni.
Cfare eshte INTOLERANCA USHQIMORE.
Intoleranca ushqimore ashtu si alergjia ushqimore mund të jetë reaksion nga ndonjë ushqim. Por,ndryshe nga alergjia (e cila provokohet direkt nga sistemi imunitar),intoleranca lidhet me reagimin e sistemit tretës, prandaj nuk përfshihen antitrupat.Në fakt, dikush mund ta ketë të vështirë të tresë një ushqim për shkak të mungesës së enzimave ose për shkak të substancave kimike në ushqim që mezi treten.Për shembull, intoleranca nga laktoza ndodh kur aparati tretës nuk prodhon enzimat e nevojshme për të tretur llojin e sheqernave te produktet e qumështit.
Meqë nuk lidhet me antitrupat, intoleranca ushqimore mund të shfaqet që herën e parë që ha një ushqim.Faktori përcaktues mund të jetë sasia—një sasi e vogël ushqimi mund të jetë e tolerueshme por, problemi mund të shfaqet kur konsumohet sasi më e madhe. Kjo ndryshon nga alergjitë e rënda ushqimore në të cilat edhe një sasi fare e vogël ushqimi mund të shkaktojë reaksion vdekjeprurës.
Qumësht, vezë, krustace, sojë, peshk, kikirikë, fruta të thata dhe grurë7
Cilat janë simptomat?
Nëse ndonjë ushqim të bën alergji, mund të kesh kruajtje, njolla të kuqe në lëkurë, ënjtje të fytit, të syve ose të gjuhës; të përziera, të vjella ose diarre. Dhe, në rastin më të keq mund të kesh tension të ulët të gjakut, marrje mendsh, gjendje të fikëti e madje ndalim zemre.Një reaksion anafilaktik mund të përparojë shpejt e të jetë fatal.
Çdo ushqim mund të shkaktojë alergji.Gjithsesi, alergjitë ushqimore më të rënda zakonisht shkaktohen nga disa ushqime, si: qumështi, veza, peshku, krustacet, kikirikët, soja, frutat e thata dhe gruri. Një njeri mund të bëhet alergjik në çdo moshë.Studimet tregojnë se gjenet luajnë një rol të rëndësishëm,dhe se ka më shumë të ngjarë që fëmija të bëhet alergjik nëse njëri ose të dy prindërit janë alergjikë. Ama ndodh shpesh që fëmijët shërohen nga alergjitë kur rriten.
Ne përgjithësi janë më pak shqetësuese se ato të reaksioneve alergjike ekstreme por mund te shkaktojne probleme te ndryshme si dhimbje e probleme ne stomak,ne jashteqitje,dhimbje kronike te kokes,mbipeshe, dhimbje te forta e fryrje barku,luhatje te forta humori,pagjumesi,alergji te lekures,lodhje kronike,siklet ne trup,etj..
DIAGNOSTIKIMI DHE MJEKIMI
Nëse mendon se vuan nga alergjia ushqimore ose intolerancat ushqimore mund ti drejtoheni mjekut specialist. Ndonjëherë është e dëmshme te përcaktosh vetë diagnozën ose ushqimet që nuk duhet t’i hash,sepse pa dashje mund ta privosh trupin nga vlera ushqimore të nevojshme.
Nuk ka ndonjë mjekim të pranuar gjerësisht për alergjitë ushqimore të rënda, përveçse të shmangen plotësisht ushqimet që shkaktojnë alergji. * Nga ana tjetër, nëse ke alergji më të lehtë ose intolerancë ushqimore, mund të shohësh përmirësim thjesht duke i ngrënë më rrallë ose në sasi më të pakta disa ushqime.Por, në shume raste ATA që kanë probleme të tilla, janë të detyruar t’i shmangin të gjitha ushqimet që u bëjnë dëm, të paktën për ca kohë, në varësi të shkallës së intolerancës por nuk mund ta bejne vete pa ndihmen e mjekut specialist sepse mund te krijojne probleme shume me te renda se sa ato qe kane patur me pare.
Pra, nëse keni probleme te ndryshme te shendetit te shkaktuara nga ushqimet e ndryshme qe konsumoni na kontaktoni per tju dhene zgjidhjen e duhur duke bere Analizen e Intolerances Ushqimore ne ADN per 600 lloje ushqimesh.Ne kete menyre do kuptoni se cilat jane ushqimet ndaj te cilave jeni tolerante dhe cilat jane ushqimet qe jeni intolerante.
Rezultatet e kesaj analize do tju japin mundesine te ndiqni nje regjim ushqimor te personalizuar per secilin,do zgjidhni problemet tuaja qe kane lidhje me intolerancat ushqimore dhe do beni nje jete me te shendetshme e me te mire.