Home Politike Kongresi i PS, Rama: Të bashkuar të heqim Saliun

Kongresi i PS, Rama: Të bashkuar të heqim Saliun

602
0

Kreu i Partisë Socialiste bëri thirje për një Bashkim brenda partisë Socialiste, për Shqipërinë.

Ai tha se është koha për përkushtimin e të gjithëve, dhe për përjashtimin e askujt.

“Nuk vuajmë nga mungesa e lirisë, debati apo demokracia. Nuk vuajmë as nga mungesa e harmonisë mes brezave. Liria mund të punojë akoma më mirë brenda nesh. Të bashkohemi tërësisht për t’i dhënë edhe më shumë funksion brenda Partisë, lirisë brenda PS-së”- tha Rama.

Demokracia mund të funksionojë më mirë brenda nesh, vazhdoi më tej Rama, ndërsa shtoi se “Kjo është e vetmja parti që kryetarin dhe anëtarësinë e zgjedh me votë të drejtëpërdrejtë.” 

Me tej, kreu socialist, Rama duke folur ne Kongresin e PS-se, theksoi se “gjithkush është i lirë të thotë atë që mendon, por jo të përdorë mandatin për atë që përfiton për vete.”

Mandatet tona jane mandatet tuaja, iu drejtua Rama shqiptareve.

Duke iu drejtuar kundërshtarëve të tij , kreu socialist u shpreh se askush nuk do të mund ta gjunjëzoje Partinë Socialiste.

“Atyre që më sulmojnë nga llogorja, u them se nuk do ta gjunjëzojnë dot opozitën, nuk do ta dobësoni, nuk do ta bleni dot shpirtin tonë patriotik. Nuk do të na mposhtni dot. Ne do t’ju heqim nga qafa e Shqipërisë me gjithë borxhet. Me gjithë padrejtësitë tuaja. Dështimet tuaja na kanë zemëruar por nuk na kanë ligështuar. Na i torturoni për ditë njerëzit tanë, me dhunë me plumba. Na keni vjedhur votat dy herë. Një natën dy vjet më parë dhe një tjetër ditën mes kryeqytetit, për turpin e të gjithëve. Por nuk do të ketë një herë të tretë. Dhe e dini pse? Sepse tanimë edhe demokratët e thjeshtë e kanë kuptuar që ju nuk jeni as e djathta shqiptare,dhe as ne sherbim te tyre por një kastë grabitçare, dhe si e tillë do trajtoheni në herën e tretë.”- tha Rama.

Sipas tij, koha e Saliut ka mbaruar dhe sot shqiptarët po jetojnë vetëm në agoninë e qeverisjes së tij. Rama tha se,  nuk ka më asnjë rëndësi se çfarë bën Saliu, por çfarë bën PS.

Integrimi europian ishte një tjetër pjesë e rëndësihme e kreut të PS-së, për të cilin ai tha se të hënen PS-ja do të bëjë një tjetër porpozim.

“Integrimi në BE, për ne është rrugëtimi i Shqipërisë drejt vetëvetes. Është një familje kur Shqipëria do të hyjë duke u bërë ajo që nuk është ende, një shtet evropian në shërbim të qytetarëve të saj. Nuk është një pikë ku duam të mbërrijmë, por një mënyrë e re e të qenit këtu mes nesh në Shqipëri”- tha ai.

Rama ftoi të gjitha ata që kanë dëshirë të bëhen pjesë e programit të ri të PS-së, ti bashkohen koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”, përfshirë këtu edhe parti politike.

“Programi është një derë e hapur për të gjitha ata që duan ta bëjnë realitet. Dera është e hapur. Programi ynë është një derë e hapur e një koalicioni të gjerë.”- theksoi Rama.

Çështja e pronës është një cështje përgjegjësie kombëtare dhe jo çështje elektorale, tha më tej kryesocialisti, duke shtuar se këtë çështje do ta zgjidhim me këtë program.

Kosova, minoritetet,emigrantet, çështja çame dhe marrëveshja e kufijve detarë me Greqinë ishin gjithashtu në qendër të fjalimit të Ramës, si pjesë e Programit të PS-së.

Të pranishëm në Kongresin e PS-së janë edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Etore Sekui dhe ambasadori i SHBA-së, Aleksandër Arvizu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here