Home Aktualitet AK: Liderët, jo keqpërdorim të festave për mesazhe politike

AK: Liderët, jo keqpërdorim të festave për mesazhe politike

622
0

Aleanca “Kuq e Zi” ka uruar gjithë besimtarët mysliman për festën e Kurban Bajramit ndërsa u ka bërë thirrje partive politike që të heqin dorë nga ato që ajo I cilëson “qokat politike në kultet fetare”.
Në një deklaratë për mediat, Aleanca thekson se liderët politik po keqpërdorin festat për të dhënë mesazhe politike, ndërsa shton se me sjelljen e tyre politikanët po përpiqen të politizojnë gjithë shoqërinë.
Deklarata e aleancës “Kuq e Zi” bëhet kur pritet që krerët e shtetit dhe përfaqësues të partive politike të vizitojnë selinë e komunitetit mysliman në Tiranë me rastin e festës së Kurban Bajramit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here