Home Aktualitet Rendohet gjendja e minatoreve ne diten e 16-te

Rendohet gjendja e minatoreve ne diten e 16-te

504
0

E ndërsa greva e urisë së minatorëve, po përmbyll ditën e 16-të të saj, në një kohë që gjendja shëndetësore e minatorëve grevistë po përkeqësohet në mënyrë serioze, duket se palët janë ende larg gjetjes së një rrugëzgjidhjeje. Pas dështimit të negociatave në Bulqizë, të ndërmjetësuara nga kreu i bashkisë, një tjetër mundësi kompromisi nuk ka mundur t`i ulë palët në tryezë.

Ftesës së fundit të “ACR”, për një takim në Tiranë midis minatorëve dhe kryetarit të bashkisë së Bulqizës i janë përgjigjur negativisht drejtuesit e grevës së urisë, të cilët kërkojnë që takimi të zhvillohet në Bulqizë.
Ndërkohë nga ana e ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës ka ardhur një tjetër reagim i ashpër duke pezulluar lejen e shfrytëzimit të minierës për firmën “ACR”.

Pas kontrollit që zhvilluan në ambjentet e minierës 4 specialistë të Reparti të Inspektim-Shpëtimit të Minierave ata ndërmorrën një kallëzim penal në prokurorinë e krimeve të rënda ndaj drejtuesve të grevës së urisë me akuzën e dëmtimit me pasoja të rënda të pronës publike si dhe shkelje të sigurisë në punë.

Pas daljes nga ambientet e minierës specialiastët e Repartit të Inspektim-Shpëtimit të Minierave nuk u prononcuan për median.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here