Home Politike Te majtet iniciojne proceduren për shkarkimin e Njazi Kosovrastit

Te majtet iniciojne proceduren për shkarkimin e Njazi Kosovrastit

617
0

njazi-kosovrastiKëshilltarët bashkiakë përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Socialiste do të dorëzojnë sot kërkesën për shkarkimin e Njazi Kosovrastit nga posti i kryetarit të këtij këshilli. Lëvizja është kundërsulm politik pas shkarkimit të anëtarit të LSI-në, Ilirjan Muho nga KQZ.

Sipas burimeve zyrtare Aldrin Dalipi pritet të jetë kandidati kryesor për të qenë pasues i Kosovrastit në krye të këshillit Bashkiak të Tiranës. Mësohet se kanë rënë dakord dhe përfaqësuesit e LSI dhe brenda dhjetë ditëve sipas afatit pritet të marrë këtë post. Në kërkesë e bërë nga këshilltatër e PS dhe LSI shkruhet se objektivi i saj është shkarkimi i Kryetarit të Këshillit Bahkiak, Tiranë, Niazi Kosovrasti.

Aldrin Dalipi, kryetari i grupit socialist në këshillin bashkiak të Tiranës, pas takimit që u zhvillua dje u shpreh : “Ju i keni ndjekur tashmë zhvillimet politike. Dje (të hënën) në parlament u bë një goditje e rëndë ndaj institucionit që garanton zgjedhje të lira. Në këtë moment, koalicioni ynë, që sot(dje) kalon edhe në bashkëpunim në këshillin bashkiak të Tiranës, si forcë dominuese do të sigurojë qytetarët se vota e tyre në këtë këshill do të jetë e garantuar në emër të një shumice. Kjo që po ndodh sot është nisja e një procesi në të gjithë Shqipërinë, në emër të një koalicioni të ri të rikonfiguruar tashmë” u shpreh Dalipi. Ai tha se këshilltarët sapo kanë firmosur kërkesën për shkarkimin e Njazi Kosovrastit. “Këshilltarët sapo firmosën kërkesën për shkarkimin e Njazi Kosovrastit dhe kemi nisur hapat e mëtejshëm për të marrë drejtimin e këtij këshilli. Motivet janë të dukshme, ju i keni ndjekur mbledhjet e këshillit bashkiak dh shkeljet e hapura të ligjit nga kryetari. Kuptohet që kur ndryshon shumica, edhe drejtimi ndryshon. Më pas ju do të njiheni edhe me emrat që do të propozojmë”, – përfundoi Dalipi.

Kryetari i grupit të këshilltarëve të LSI-së, Shezai Rrokaj, nga ana e tij tha: “Ky është një hap që pason seancën e mbrëmshme, e cila cënoi institucionet e lira. Në këto kushte ne mendojmë se pushteti lokal ka fuqinë për të mbrojtur votën e lirë nëpërmjet të gjitha veprimeve politike. Në fillim krijojmë një mazhorancë të natyrshme, që pasohet nga hapa të tjera dhe japim shembullin e qartë se jemi në respekt të ligjit. Ne nuk jemi një opozitë kokëforte, që reagon ndaj bashkisë thjesht se jemi në opozitë, por do mbajmë qëndrime të drejta sa herë vendimet janë në përputhje me ligjin dhe interesat e qytetarëve”, – theksoi ai.

Kryetari i këshillit bashkiak Njazi Kosovrasti në një prononcim për “Shqiptarja.com”, u shpreh në lidhje me kërkesën e këshilltarëve të majtë, se duhet të shohë kërkesën për të dhënë një vlerësim. “Më duhet të shoh një kërkesë dhe arsyet që ata kanë parashtruar për largimin tim. Në demokraci këto gjëra janë normalë. Nëse ata kanë një vullnet të ri siç mendojnë, nëse ata kanë mumrat është një subjektivizëm. Nëse ata duan mbledhje unë do kërkojë mbledhje. Pastaj nëse bëhet mbledhja apo jo e dinë këshilltarët, sepse janë atë që do vendosin nëse do vijnë apo jo. Unë kam detyrimin të thërras mbledhje” u shpreh Kosovrasti.

Pas vendimit të PS – LSI për balancimin e pushtetit vendor ndryshon situata në të gjithë këshillat bashkiakë të vendit. Kështu nga 36 këshilla, të majtët kanë mazhorancën në të paktën 30 struktura ndërsa në 6 të tjera këshillat bashkiakë drejtohen nga socialistët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here