Një familje e tërë është gjetur e vdekur në një apartament në Berlin. 6 trupat e pajetë, mes të cilëve katër fëmijë, janë gjetur ditën e djeshme nga forcat e policisë së zonës. Fëmijët ishin të moshës një vjeç, katër vjeç, pesë vjeç dhe gjashtë vjeç. Ndërkohë që po vijojnë hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje tepër të rëndë.
Apartamenti në të cilin janë gjendur kufomat e katër fëmijëve dhe të çiftit, ndodhet në Koepenick, një zonë në perëndim të kryeqytetit gjerman. “Nuk kemi asnjë informacion për këtë çështje”, thekson policia gjermane, e cila gjithashtu nuk përjashton rrjedhjen e gazit, si një ndër shkaqet e vdekjes së 6 pjesëtarëve të familjes.