Home Bota Nderron jete simboli i anti-racizmit, Nelson Mandela

Nderron jete simboli i anti-racizmit, Nelson Mandela

698
0

1458636_639248316116859_265653910_nKa ndërruar jetë mbrëmjen  e djeshme simboli i anti-racizmit Nelson Mandela. Afrika e Jugut kishte muaj që mbante frymën për shkak të gjëndjes shëndetësore të heroit të luftës ndaj apartejdit. Ikona e një populli, Mandela i njohur edhe si Madiba gjeti vdekjen nga infeksionet e shkaktuara nga turbekulozi, sëmundje prej të cilës kishte 27 vite që vuante.

MANDELA, JETA E NJË NJERIU QË EDHE ARMIQTË E RESPEKTONIN
Viktimë e një regjimi, segracionit ai kurrë nuk e shprehu fjalën “hakmarrje”. Ishte një prej njerëzve të mëdhenj të njerëzimit.

Prej kohësh nuk po dukej më, njeriu i respektuar edhe nga armiqtë, nuk fliste më nëpër manifestime publike apo ekrane të televizionit. Por për shumë njerëz të lindur pas përfundimit të racizmit dhe për ata që kujtojnë kohërat e getove dhe masakrën e Soweto në 1976, të luftës së bërë nga Kongresi Kombëtar Afrikan, imazhi i Mandelës është i pamundur që të fshihet.

Mandela ishte i madh, prej peshës së madhështisë së tij, ironisë, por dhe për shkak të këmishave të veçanta që bëheshin enkas për atë nga stilisti ivorian Pathe’O.

FLAMUJ NË GJYSËMSHTIZË DHE FUNERAL SHTETI
Nelson Mandela “do të ketë një funeral shteti”, ka deklaruar presidenti i Afrikës së Jugut, Zuma. Flamujt do të jenë në gjysëm shtizë në të gjithë vendin dhe dita e sotme do të jetë një ditë lutjesh. “Shpirti i tij pushoftë në paqe dhe Zoti e bekoftë Afrikën”, ka deklaruar Zuma.

MIJËRA NJERËZ TEK SHTËPIA E MANDELËS
Mijëra njerëz kanë shkuar dhe janë mbledhur tek shtëpia ku jetonte Nelson Mandela, në Johanesburg, duke bërë homazhe për Madibën. Nga pamjet e transmetuara nëpër televizionet e të gjithë botës, mijëra njerëz kanë shpërthyer në lot shumica prej të cilëve të rinj.

ORA 22:50 VDES NELSON MANDELA, AFRIKA E JUGUT NE ZI
Vdes në moshën 95-vjeçare Nelson Mandela, babai i filozofisë anti-raciste në Afrikën e Jugut, heroi i luftës kundër Aparteidit, Nobelist për Paqen, një prej personaliteteve më të mëdha të botës. Ka qenë presidenti i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma, i cili në një fjalim të përlotur televiziv ka bërë të ditur lajmin. “Mandela ka vdekur i qetë në shtëpinë e tij në Johannesburg”, ka thënë Zuma.

”Dua të kujtoj me fjalë të thjeshta përulësinë e tij, mirësinë e tij, për të cilat gjithë bota do të ketë përherë mirënjohje”. Kështu ka shtuar presidenti jugafrikan, Jacob Zuma, duke kujtuar Nelson Mandelën. Në fjalën e tij Zuma përsëriti vazhdimisht emrin Madiba për të, emrin e dashur popullor me të cilin e thërrisnin. Në vend shpallet zija kombëtare.

Por edhe shumë media dhe rrjete sociale kanë konfirmuar sot në mbrëmje rreth orës 22:30 ndarjen nga jeta të Nobelistit për Paqe, i cili vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë në mushkëri e kohët e fundit kaloi tre muaj në spital për shkak të një infeksioni në mushkëri.

Gjithë bota është në zi për veprën e tij humanitare për betejën e palodhshme të Mandelës, i cili vuajti 27 vjet burg politik prej antiracizmit të tij, për paqen dhe mirëkuptimin njerëzor edhe përtej kufijve të tokës së tij.

Nelson Mandela është shkruar se kohët e fundit jetonte në një gjendje vegjetative të përhershme dhe mbahej në jetë nga një pajisje që e ndihmonte për frymëmarrjen”.

Kjo mësohet nga një dokument i cituar nga agjencia France Presse, gjë që mjekët e tij personalë e kanë mohuar. Siç citon France Presse, familjes së ish-presidentit jug-afrikan iu këshillua prej mjekëve “të hiqte aparturën që e mbante në jetë”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here