Marrja e lekëve pacientëve ka çuar në pranga shefin e Kirurgjisë në QSUT, Ilir Broqi bashkë me sekserin e tij, Arben Doda.
Arrestimet janë bërë gjatë mëngjesin e sotëm nga ana e efektivëve të sektorit të luftës ndaj korrupsionit në Policinë e Tiranës.
POLICIA E TIRANËS: HETIM NJE MUJOR
Policia e Shtetit ka bërë të ditur se, nga efektivët e seksionit kundër Korruspionit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, pas një hetimi një mujor, në kuadër të Operacionit policor “Skaner 2013”, në ambjentet e Qëndrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
NË PRANGA NGA POLICIA
Ilir Broqi, 41 vjeç, me detyrë shef i sektorit të kirurgjisë pranë QSUT-së, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Arben Doda, 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
HETIMET E POLICISË PAS DENONCIMEVE
Nga hetimet e kryera në kuadër të këtij proçedimi penal ka rezultuar se shtetasi Arben Doda, ish-punonjës i sigurimit të QSUT-së u kërkonte dhe u merrte në emër të doktor Ilir Broqaj qytetarëve të ndryshëm shuma nga 15.000 lekë të reja deri me 17.000 lekë të reja në funksion të kryerjes së skanerit të përgjithshëm në Qëndrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.