Home Politike Berisha per dreke me deputetet e PD, Basha nuk eshte i ftuar

Berisha per dreke me deputetet e PD, Basha nuk eshte i ftuar

694
1

1475922_242492159245032_745252429_nSali Berisha nxjerr jashtë loje Lulzim Bashën duke mbledhur deputetët e Partisë Demokratike për drekë në një restoranti në Tiranë. Pavarësisht se ai nuk është kryetari i partisë, Berisha i mblodhi deputetët demokrat në një tavolinë ku ra në sy mungesa e Lulzim Bashës i cili nuk ka qenë prezent në momentin kur deputetët e tij ishin duke drekuar me ish kryetarin e partisë.

Pavarësisht se kreu i PD-së kishet angazhime të tjera, gjatë orarit që u zhvillua dreka ndërmjet deputetëve ai ishtei lirë pasi i vetmi aktivitet që kishte Basha ishte rreth orës 19 të ditës së djeshme ku inaguroi edhe pemën e “Krishtlindjeve” në Tiranë. Por ky angazhim i tij si kryebashkiak duket se del në paln të dytë pasi drekimi me grupin e tij parlamentarë e bëri ish kryetari i tij Berisha i cili mesa duket vijon të ketë sërish një ndikim shumë të madh në parti, njëllojë si para zgjedhjeve parlamentare kur ai ishte lideri i PD-së.

Dreka
Dreka ndërmjet deputetëve të PD-së ishte tërësisht anonime dhe u bë publike nga vet Sali Berisha i cili postoi tri fotot në faqen e tij në rrjetin social “facebook” ku thoshte se kishte qenë i ftuar nga vetë deputetët demokrat dhe jo si organizatori i drekës. “Sot (dje) gjatë një dreke të këndshme tek Sofra e Ariut, i ftuar nga deputetët rishtarë të PD në Parlament. Biseda shumë interesante por dhe larmi temash. Edhe një herë faleminderit miq për ftesën”, pohon Berisha në postimin.

Por kjo gjë vihet në dyshim pasi nga fotografitë e publikuara duket qartë se Berisha është në qendër të tavolinës dhe si gjithmonë është edhe epiqendra e bisedimeve ndërmjet deputetëve. Daraka ishte e shoqëruar gjatë gjithë kohës me verë të kuqe ku gotat e të gjithë deputetëve ishin pakëz në fund.

Qendrimet
Në drekën e zhvilluar dje nga deputetët e Partisë Demokratike, ra në sy edhe pozicionimi i tyre në tavolinë. Konkretisht Berisha si epiqendra e drekës ishte ulur në krah të deputetit Eduard Selami, i njohur ndryshe edhe si ish-kryetari i Partisë Demokratike. Mesa duket, dy ish liderët e partisë ishin pozicionuar përkrah njëri tjetrit për të treguar se edhe ata dikur kanë drejtuar partinë më të madhe opozitare në vend.

Por krahas kësaj, ky pozicionin ndërmjet tyre duket se tregon edhe një afrimitet ndërmjet këtyre dy personaliteteve të politikës shqitpare të cilët për një periudhë disa vjeçare patë relata shumë të ftohta nga ku Selami emigroi për 15 vjet në Amerikën.

Fotot të cilat publikoi Berisha në faqen e tij në “facebook” ishin bërë në çastin e fundit të drekës, ku deputetët ishin duke konsumuar ëmbëlsirën, nga ku u dallua edhe një skuqje e fytyrën e tyre gjë e cila mund të ketë ardhur ose nga nxehtësia e ambientit ose nga alkoholi.

Shërbimet Qeveritare, hiqen 30 punonjës
Shkarkohen 30 punonjës të shërbimeve qeveritare brenda një dite. Shkarkimi i tyre nga puna ka ardhur për shkak të ristrukturimit të këtij institucioni gjë që solli edhe shkurtimet e vendeve të punës. Sipas specialistit të burimeve njerëzore në këtë institucion, Eris Milova, i cili ka firmosur edhe 30 shkarkimet, ato kanë ardhur për shkak të ndryshimit të strukturave të institucionit dhe kriteri përzgjedhës është bërë në bazë të viteve të punës.

Pas publikimit të lajmit për shkurtimet nga puna, Partia Demokratike doli në një deklaratë për shtyp nga ku akuzoi mazhorancën se po bën ndryshime në strukturat e larta të shtetit, konkretisht në Drejtoritë Rajonale të Arsimit. Në këtë deklaratë, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi theksoi se arsimi është kthyer në një degë e Partisë Socialiste pasi në krye të degëve vartëse të Ministrisë së Arsimit janë emëruar eksponentë të PS-së.

1 COMMENT

  1. Kjo "Pune me shkrim" e "politikberesit" mund te vleresohet me noten 7 (shtate), se ka fantazi te shkruaj, pavaresisht se ka dale jashte temes qe ka shenuar lart…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here