Eurodeputeti euroskeptik britanik, Nigel Farage, krijoi një skandal dje në Parlamentin Evropian duke krahasuar projektin gjerman për të vendosur Greqinë nën mbikëqyrjen buxhetore të një komisioneri evropian me një “gauleiter” nazist në Athinë.
“Në fakt, është thjesht një pozicion negociues, por tani askush nuk mund të mohojë se Greqia nuk është gjë tjetër veçse një koloni”, deklaroi eurodeputeti Farage.
Mbiemri “Gauleiter”, i referohet administratorëve politikë nazistë për ndarjet territoriale të Rajhut nazist, çka shkaktoi menjëherë reagime zemërimi tek deputetët gjermanë.
Kështu që, i zgjedhuri Vert Reinhard Bütikofer akuzoi eurodeputetin Nigel Farage se po përhapte urrejtje në Parlamentin Evropian, urrejtje mes popujve evropianë dhe i kërkoi të kërkonte falje.
Duke refuzuar të kërkonte falje, Nigel Farage justifikoi krahasimin duke argumentuar se gazetat gjermane portretizonin grekët si dembelë dhe të padobishëm dhe italianët si frikacakë dhe në këmbim shtypi i këtyre vendeve krijonte karikatura të figurave të rëndësishme të skenës politike gjermane, të cilët vishen me uniforma naziste.