Home Ekonomi BERZH: Rritja ekonomike per Shqiperine ne 2015 bie ne nivelin 2.3%

BERZH: Rritja ekonomike per Shqiperine ne 2015 bie ne nivelin 2.3%

1123
0

largea_rritje221358888080Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka rishikuar parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë për vitin 2015. Për këtë vit, BERZH parashikon që rritja të jetë 2.3%, ndryshe nga se ishte parashikuar më parë që të ishte 2.5%.

Në raportin e BERZH për ekonomitë rajonale, thuhet se në lodhjen e ekonomisë shqiptare ka ndikuar edhe numri i madh i azilkërkuesve. “Në 2015, më shumë se 20% e kërkesave për azil në Gjermani vinin nga shqiptarët dhe kosovarët. Azili ka shumë pak mundësi që t’u jepet dhe një numër i madh i emigrantëve mund të riatdhesohet, duke përkeqësuar ekonominë lokale”, thuhet në raport.

Por, BERZH ka një lajm të mirë për Shqipërinë për vitin e ardhshëm, ku rritja ekonomike do të jetë më e lartë sesa ishte parashikuar.

“Ekonomia shqiptare ka performuar në mënyrë të qëndrueshme, duke përballuar ndikimet që patën përmbytjet në jug të vendit në shkurt. Gjithësesi, sfidat fiskale, mbeten domethënëse dhe qeveria po lufton për të arritur objektivat e vendosura nga marrëveshja me FMN-në. Rritja për 2015 do të jetë rreth 2.3%, pak më poshtë seç ishte parashikuar në maj, por do të rritet me 3.3% për vitin 2016”, thuhet në raport. 199777

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here