Home Sport Skenderbeu hakmerret ndaj Sportingut, fiton 3 – 0

Skenderbeu hakmerret ndaj Sportingut, fiton 3 – 0

318
0

skenderbeuSkënderbeu – Sporting Lisbonë 3-0
Golat: Lilaj 15′ 19 pen’, Nimaga 56′
Formacionet zyrtare
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Abazi, Lilaj, Eskuerdinja, Nimaga, Latifi, Berisha, Olainka. Trajner: Mirel Josa
Sporting L: Riu Patricio, Esgano, Silva, Everton, Figuiredo, Tanaka, Paulista, Mane, Pereira, A.Silva, Montero. Trajner: Zhorge Zhezus
Gjyqtarë: Kristo Tohver, Sten Klaasen dhe Hannes Reinvald
Kartonë të verdhë: Vangjeli 69’/ Adrien Silva 33’, Silva 40′
Karton i kuq: Rui Patrício 17’
Një Skënderbe ëndrrash. Skuadra korçare ka mundur 3-0 në mënyrë spektakolare skuadrën më të mirë në momentit në Portugali, Sportingun e Lisbonës duke e e surprizuar totalisht. Të besuarit e Josës kanë shënuar 3 gola duke e dominuar totalisht kundërshtarin. Padyshim një rezultati historik që iu jep edhe 3 pikët e para korçarëve ne Ligën e Europës. Lilaj 2 herë dhe nimaga më një super gol ishin heronjë e këtij triumfi madhështor. Sportingu që e kishte nënvlerësuar ekipin korçar, pëson një humbjë të turpshmë në ‘Elbasan Arena’ dhe rikthehet me këmbë në tokë. Nga ana tjetër bardhekuqtë marrin një fitorë që përveç historisë shërben edhe për të mbajtur të karikuar ekipin korçar.
Ndeshja Ndeshja nis e qetë, portugezët përpiqen të marrin frenat e lojës në dorëzim që në sekondat e para, shtyjnë përpara dhe bëjnë presing, por korçarët mbrohen mjaft mirë. Pas minutës së 10-të ekipi i mirel Josës fillon të dalë në sulm. Minuta e 11′ goditje kendi për korçarët, Latifi kroson drejt zonës, largojnë portugezët, topi shkon te Berisha që godet me të djathtën, por pret portieri Rui Patrisio.
Në minutën e 15të vjen goli i avantazhit. Berisha niset me shpejtësi nga krahu i majtë, avanon drejt zonës, futet brenda saj dhe kthen topin në qendër, përpiqet Olainka dhe Eskuerdinja, por pret portieri, topi kthehet te Lilaj që e gjuan sërish duke e dërguar në rrjetë. Korçarët në delir. Dy minuta më vonë vjen edhe momenti që do të sillte golin e dytë. Latifi merr pasim nga e djathta dhe futet në zonë, pengohet nga portieri Patrisio dhe për arbitrin ka penallti dhe karton i kuq për gardianin e Sportingut.
Nga pika e bardhë është autori i golit të parë Lilaj që godet saktë dhe e con sërish në rrjetë. 2-0 dhe një super Skënderbe. Portugezët janë të çorientuar dhe nuk bëjnë asgjë për të barazuar. Skënderbeu mbrohet mjaft mirë, nuk lë hapësira dhe kundërsulmon. Fraksioni i parë mbyllet 2-0. Në pjesën e dytë Skënderbeu tregon maturi. Korçarët administrojnë lojën dhe kundërsulmon. Në minutën e 56-të vjen edhe goli i tretë. Gabim në mbrojtjen e Sportingut, përfiton Nimaga i cili pa edhe daljen e gabuar të portierit dhe nga një distancë e largët e dërgon topin në rrjetë me një super parabël. 3-0 dhe një Skënderbe spektakolar. Në minutat e mbetura, ekipi i Josës thjesht administron rezultatin dhe arrin të marrë fitoren e parë në Europë dhe 3 pikët e para. Këtë gjë e bën duke zhvilluar një ndeshje spektakolare.
MINUTAT:
Mbyllet sfida, Skënderbeu – Sporting Lisbonë 3-0
90′ Largohet Eskuerdinja, në fushë Bledi Shkëmbi.
85′ Figuiredo shkakton faull ndaj Olainkës i cili i bëri një super driblim dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
83′ Olainka merr topin dhe del një për një me kundërshtarin, provon pasimin për Lilajn por bllokojnë portugezët.
81′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet Liridon Latifi, në fushë Gerhard Progni.
74′ Kundërsulm i Skënderbeut, Berisha niset me shpejtësi, por nxitohet dhe dhe e nxjer në rivënie anësore.
70′ Montero niset me shpejtësi drejt portës së korçarëve, Vangjeli e pengon në kufijtë e zonës dhe ndëshkohet me karton të verdhë. Goditje dënimi nga një pozicion i favorshëm për Sportingun, por që nuk sjell asgjë.
66′ Sërish Berisha niset me shpejtësi drejt zonës, pason në qendër, por largojnë mbrojtësit, provon Eskuerdinja me një goditje nga jashtë zone, por topi kalon mbi traun e portës. Pranë golit të katërt Skënderbeu.
65′ Korçarët sërish pranë golit, Berisha dhuron një asist për Olainkën, nigeriani niset me shpejtësi drejt portës i vetëm, por nuk godet dhe ia marrin topin në momentin e fundit.
61′ Ka probleme për Bernard Berishën, kosovari merr ndihmën e stafit mjeksor dhe rikthehet sërish në fushë.
56′ GOOOOOL SKENDERBEU. Gabim në mbrojtjen e Sportingut, përfiton Nimaga i cili pa edhe daljen e gabuar të portierit dhe nga një distancë e largët e dërgon topin në rrjetë me një super parabël. 3-0 dhe një Skënderbe spektakolar deri në këto momente.
53′ Kundësulm i Skënderbeut, Berisha pason për Abazin në krahun e majtë, ky i fundit kroson drejt zonës aty ku olainka përpiqet me kokë, por largojnë rrezikun mbrojtësit e Sportingut.
49′ Goditje dënimi për Sportingun, godet me një kthesë Montero, por pret në pozicion Orges Shehi.
48′ Latifi merr një pasim në hyrje të zonës, shmang bukur një mbrojtës dhe godet me të majtën, por mbi traun e portës. Luajnë mirë korçarët edhe në këtë pjesë të dytë.
46′ Ka nisur pjesa e dytë, topin kësaj here e luajnë portugezët që hidhen menjëherë në sulm.
Mbyllet pjesa e pare, Skenderbeu-Sporting 2-0
45′ Rrezikshëm portugezët, krosim nga e djathta, përpiqet Montero me kokë, por grushton Shehi.
40′ Olainka përpiqet në krahun e djathtë, provon të kalojë Everton, por shkakton faull dhe ndalet loja.
37′ Skënderbeu mbrohet mjaft mirë, nuk lë hapësira dhe kundërsulmon, Sportingu është i çoroditur.
33′ Adrian Silva ndërhyn ashpër ndaj Berishës dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
30′ Skënderbeu është kthyer mbrapa duke u munduar të qetësojë lojën dhe të administrojë rezultatin.
25′ Skënderbeu sërish në sulm, Berisha niset me shpejtësi drejt portës, gjuan me të majtën, por topi kalon shumë pranë shtyllës pingule.
23′ Egoizëm i Berishës dhe portugezët kundërsulmojnë rrezikshëm, rikuperon gjithçka Jashanica.
20′ GOOOOOL SKENDERBEU. Nga pika e bardhë është autori i golit të parë Lilaj që godet saktë dhe e con sërish në rrjetë. 2-0 dhe një super Skënderbe.
17′ Sërish në sulm Skënderbeu, Latifi merr pasim nga e djathta dhe futet në zonë, pengohet nga portieri Patrisio dhe për arbitrin ka penallti dhe karton i kuq për gardianin e Sportingut.
15′ GOOOL SKENDERBEU. Berisha niset me shpejtësi nga krahu i majtë, avanon drejt zonës, futet brenda saj dhe kthen topin në qendër, përpiqet Olainka dhe Eskuerdinja, por pret portieri, topi kthehet te Lilaj që e gjuan sërish duke e dërguar në rrjetë.
11′ Goditje kendi për korçarët, Latifi kroson drejt zonës, largojnë portugezët, topi shkon te Berisha që godet me të djathtën, por pret portieri Rui Patrisio. Luajnë mirë në këto minuta korçarët.
09′ Jashanica nis një top të gjatë në krahundjathtë, përpiqet Latifi, por bllokon Silva që largon rrezikun.
07′ Portugezët përpiqen të marrin frenat e lojës në dorëzim, shtyjnë përpara dhe bëjnë presing, korçarët mbrohen.
04′ Ndeshja ka nisur e qetë, të dyja ekipet përpiqen të tregohen të kujdesshme duke luajtur të tërhequra.
01′ Ka nisur ndeshja me topin e parë të luajtur nga korçarët.

Josa para ndeshjes: “Ka pak tifozë, por ne i mirëkuptojmë pasi kjo vjen nga rezultatet negative që ne kemi arritur në Europë, por edhe se është ditë jave dhe shumë nga tifozët duhet të jenë në punë nesër, pra janë të justifikuar. Përsa i përket ndeshjes, ne sot duhet të bëjmë një paraqitje dinjitoze. Lojtarët e rinj kanë gjithashtu rastin të tregojnë veten e tyre pasi i bëjnë vetes një reklamë të mirë. Do japim maksimumin dhe shpresojmë të arrijmë një rezultat pozitiv”, deklaroi Josa para ndeshjes për ‘TVSH’.

Previous articleBERZH: Rritja ekonomike per Shqiperine ne 2015 bie ne nivelin 2.3%
Next articleDealer i ri per Fiat e Jeep ne Shqiperi, prezantim i tre modeleve te reja

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here