Home Rajoni Shkup, Presidenti Topi sot takon homologun Ivanov

Shkup, Presidenti Topi sot takon homologun Ivanov

421
0

Presidenti Bamir Topi nis sot axhenden e takimeve ne Maqedoni, ku qe mbreme ndodhet per nje vizite treditore.

Ai sot do të nis takimet zyrtare, ku paradite do të pritet nga homologu i tij  Gjorgji Ivanov, me te cilin do te dale edhe ne një konferencë të përbashkët.

Topi dhe Ivanov do të vizitojnë varrin e Goce Dellçev në Kishën e Shën Spasit, ku do të vendosin kurora lulesh.

Presidenti shqiptare pasdite do të takohet me kryetarin e LSDM-së, Branko Cërvenkovski, më pas takimet me kryetarin e Parlamentit Trajko Veljanovski, kryeministrin Nikolla Gruevski, ndërsa një darkë pune solemne në mbrëmje është organizuar nga zëvendëskryeministrja për evrointegrime Teuta Arifi.

Të nesërmen axhenda e presidentit shqiptar vazhdon me një takim dhe kafe me presidentin Ivanov në qendër të Shkupit. Më pas presidenti Topi do të marrë pjesë në hapjen e Panairit me produkte vendore dhe investime të huaja në Shkup.

Mesër pasdite Topi do te zhvendoset në Tetovë, në takimet me liderët e partive shqiptare. Presidenti Topi fillimisht do të qëndrojë në selinë e PDSH-së në takimin me kreun e kësaj partie Menduh Thaçi, ndërsa më pas vijon takimi me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti. Në kuadër të vizitës, presidenti Topi pasdite do të vendos lule në memorialin e Ministrit të Mbrojtjes së Qeverisë së Ismail Qemalit, Mehmet Pashë Derralla në fshatin Gradec të Gostivarit. (INA)

Previous articleLushnje, burri vret gruan me cifte
Next articleTensionet ne Kosove, Gjermania dergon trupa shtese

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here