Home Shendetesi Shenjat paralajmeruese per problemet me melcine

Shenjat paralajmeruese per problemet me melcine

7584
0

Mëlçia është organi qendror i metabolizmit dhe gjendra më e madhe e trupit tonë që lidhet me aparatin tretës.

Mëlçia ka disa funksione:

-metabolizon të gjitha elementët ushqimore (yndyrë, proteina, karbohidrate, vitamina, kripëra minerale etj.)

-përmban depozitat e hekurit dhe të bakrit

-prodhon substanca për të përthithur vitaminë K

-ndihmon në përthithjen e vitaminës A nga beta-karoten

-prodhon enzima për të tretur ushqimin

-funksionon si detoksikues për të larguar lëndë toksike që janë marrë nga ushqimi apo janë prodhuar në aparatin tretës.

Këto dhe shumë funksione të tjera që janë jetësore për të jetuar, por kur mëlçia është e infekatuar me parazitë dhe toksina ajo shfaq katër shenjat e mëposhtme:

1.Ndryshim i ngjyrës së urinës dhe feçeve

Ndryshimet e ngjyrës dhe aromës së urinës jo gjithmonë janë të lidhura me infeksionet e traktit urinar, ato mund të tregojnë gjithashtu probleme të keqfunksionimit të mëlçisë. Urina e një njeriu të shëndetshëm është në ngjyrë të verdhë të zbehtë, kurse nëse vuani nga verdhëza ajo ka ngjyrë të errët.

2. Dhimbje stomaku

Edhe pse inflamacioni i stomakut mund të ndodhë për arsye nga më të ndryshmet shëndetësore, jo rrallëherë mund të shkaktohet nga çrregullimet e funksionimit të mëlçisë.

3. Probleme me lëkurën

Parazitët dhe toksinat e shumta që grumbullohen në mëlçi ndikojnë në gjendjen e lëkurës. Në qoftë se lëkura juaj është e irrituar gjatë gjithë kohës, e thatë dhe keni vazhdimisht akne duhet të merrni në konsideratë shëndetin e mëlçisë.

4. Aciditet stomaku dhe refluks gastrik

Këto dy simptoma tregojnë zakonisht probleme me tretjen. Megjithatë, në disa raste është e nevojshme të analizoni origjinën e tyre të vërtetë, pasi ato mund të tregojnë praninë e toksinave në mëlçi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here