Home Aktualitet Artan Hoxha: U paguan 600 mije euro per te vrare Doshin dhe...

Artan Hoxha: U paguan 600 mije euro per te vrare Doshin dhe Fufin, ka video

651
0

artan-hoxhaGazetari Artan Hoxha, i ftuar në rubrikën e Opinion në News24 ka konfirmuar se ekziston një video-regjistrim për akuzat e deputetit Tom Doshi dhënë disa detaje të tjera rreth zhvillimeve të sotme në PS. Sipas tij, ekziston një kërcënim real për vrasjen e deputetit Tom Doshi dhe Mhill Fufi. Sipas Hoxhës, personi i cili është kontaktuar për të vrarë Doshin dhe Fufin ka pranuar që ka marrë porosinë dhe se ka marrë dhjetëra mijëra euro parapagim për këto krime.

Artan Hoxha tha se ekziston një video-regjistrim i personit që ka marrë porosinë për vrasjen dhe është bërë një takim edhe në zyrën e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, deputetit Doshi dhe personit që pretendon se ka marrë porosinë për vrasjen. “Kanë qenë vënë 500 mijë euro për vrasjen e Tom Doshit dhe 100 mijë euro për vrasjen e Mhill Fufit”, tha Hoxha.

“Deputeti Tom Doshi, prej afro 5 muajsh është njoftuar se ndaj tij po organizohej një atentat për ta eliminuar fizikisht. Ai ka kontaktuar me një person i cili pretendon se është porositur për të kryer atentatin ndaj dy deputeteve. Objektiv i atentatit kanë qenë deputeti Tom Doshi i PS-së dhe Mhill Fufi i PD. Personi i kontaktuar për ta kryer këtë atentat ka deklaruar se është paguar me 30 mijë euro paradhënie për të organizuar atentatin. Më pas ai ka thënë se i është premtuar 500 mijë euro nëse do të realizonte eliminimin fizik të Doshit, dhe 100 mijë euro për deputetin demokrat Fufi. Koha kur është bërë kërcënimi përkon me rritjen në mënyrë të ndjeshme të masave të sigurisë nga deputeti Tom Doshi. Ai u pajis me një autoveturë të blinduar tip “Audi” me vlere 350 mijë euro, e aftë për të përballuar sulmet me armë automatike dhe armë kundërtanke. Pjesë e eskortës së Doshit ishte dhe një fuoristradë tip “Ranger Rover” me katër persona që shërbenin si truproja për çdo lëvizje të tij. Personi i cili dyshohet se ka marrë porosinë për kryerjen e atentatit, është takuar me ministrin e brendshëm Saimir Tahiri dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Artan Didi. Ky takim pretendohet se është i regjistruar dhe se policia ka në dispozicion gjithë dëshminë e personit që kishte marrë porosinë. Nga ana tjetër deputeti Doshi pretendon se e ka të regjistruar në një video, të gjithë dëshminë e personit që kishte marrë porosi për eliminimin fizik të tij dhe se këtë video ia ka vënë në dispozicion prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla”, ka deklaruar gazetari investigativ Artan Hoxha.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here