Home Politike KLD diskuton emerimet ne gjykata me dyer te mbyllura

KLD diskuton emerimet ne gjykata me dyer te mbyllura

702
0

kldKëshilli i Lartë i Drejtësisë është mbledhur sot për të diskutuar për emërimet në gjykata. Në mbledhjen e cila do të zhvillohet me dyer të mbyllura, pritet të ketë debate të ashpra mes anëtarëve mbi emërimet e kryetarëve në Gjykata.

Po kështu, debatet pritet të zhvillohet lidhur me propozimet e ministrit të Drejtësisë Nasip Naço për emërimet e disa magjistratëve të rinj. Mësohet se Presidenti Bujar Nishani, nuk është i pranishëm në mbledhjen, e cila po drejtohet nga Elvis Cefa.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë pritet të bëjë emërime në disa Gjykata të vendit, si dhe plotësimin e 13 vendeve vakante në Gykatën e Tiranës.

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço propozon që këto vende të plotësohen me magjistratët e rinj, të diplomuar kët vit nga shkolla e Magjistraturës, ndërsa anëtarët e tjerë kërkojnë që një pjesë e vendeve të plotësohet nga transferimet nga rrethet e tjera të vendit.

Nga burimet mësohet se në rendin e ditës të mbledhje së KLD është edhe vlerësimi për 52 gjyqtarë.

Në mbledhjen e sotme pritët të miratohet edhe dorëheqja e inspektores së KLD, Alma Hicka, e cila u prezantua nga kryeministri Edi Rama si Avokatja e re e Shtetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here