Home Rajoni Gostivar, vazhdojne protestat kundër dhunës policore

Gostivar, vazhdojne protestat kundër dhunës policore

642
0

Protestat që u mbajtën gjatë ditës së djeshme në qendër të Gostivarit, në Tetovë dhe në Shkup kundër dhunës policore pas vrasjes së dy të rinjve shqiptarë në Gostivar nga një polic, do të vazhdojnë edhe sot, njofton zhurnal.

Në Shkup do të protestohet sërish, së bashku shqiptarë e maqedonas, me të vetmin qëllim, kundër dhunës policore.

Menjëherë pas namazit të xhumasë nga qendra tregtare Çairçanjë do të nisen qytetarët të cilët do të përfshihen në protestë drejt qendrës së Shkupit për t’iu bashkuar turmës tjetër të qytetarëve të cilët do të presin para sheshit Nënë Tereza në rrugën Maqedonia në orën 13:00.

Protesta do të drejtohet sërish ndaj policisë dhe dhunës që ushtrojnë ata, ndërsa do të shkojë deri te Ministria e Punëve të Brendshme.

Gjatë ditës së djeshme protestat ishin masive dhe zhvilloheshin me parullat “stop dhunës policore”, “kërkojmë drejtësi” etj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here