Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, ka deklaruar se ai është i gatshëm për ndeshjen e fundjavës përballë Juventusit.
Suedezi është rikthyer nga rikuperimi me fitoren 2-0 të mesjavës në Ligën e Kampionëve ndaj Viktoria Plzen, duke shënuar një gol dhe duke asistuar në një tjetër.
“Është shumë e rëndësishme të fitojmë dhe, mbi të gjitha, goli im i parë që nga rekuperimi. Ndjehem mirë dhe shpresoj t`ia dal edhe më mirë të dielën. Kam luajtur gjithë ndeshjen dhe nuk ndjej më probleme”.
“Të dielën në mbrëmje është Juve, klubi im i vjetër. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por ne do të shkojmë në Torino për të fituar”, ka thënë Ibra për Gazzetta dello Sport.