Përfundoi ndeshja Maqedoni-Shqipëri me rezultat përfundimtar 1-1. Kombetarja shqiptare nga Strumica ka siguruar poziten e trete ne Grupin G.
Në ndryshim nga ndeshja e Elbasanit, Panucci ndryshoi katër emra në formacionin titullar me Kukelin, Lilën, Hykën dhe Sadikun që u preferuan nga minuta e parë. Në dukje një formacion sulmues por që në pjesën e parë vuajti disi lojën e maqedonasve, me Alioskin që rrezikoi që në të dytën, ndërsa përgjigja e kuqezinjve erdhi me Llullakun në të 21-tën por që nuk filtroi dot në qendër. Në të 23-tën dhe 24-trën dy reagime të Berishës nuk lejuan disavantazhin, ndërsa në të 25-tën Shqipëria pati shansin e madh në një kundërsulm 4-1 por Hysaj gaboi pasimin. Pjesa e parë u mbyll me dy penalizime për kuqezinjtë me Mavrajn e Kukelin që u ndëshkuan me të verdhë duke humbur ndeshjen me Spanjën. Në pjesën e dytë, Panucci ndryshoi emrat duke hedhur në fushë Memushajn dhe Bashën, për Lllullakun dhe Kukelin. Lëvizje që i dhanë më tepër freski ekipit, aq sa në të 53-tën Sadiku dhuroi asistin e artë për Roshin, që depozitoi në rrjetë me një goditje me spondën e shtyllës mu përpara tifozëve kuqezi, shkruan Super Sport.
Goli bëri me krahë Shqipërinë por jo me gol të dytë, pasi në të 55-tën Sadiku gjeti gati Dimitrevskin, ashtu si dhe Memushaj në të 56-tën. Në të 59-tën Sadiku pati mundësinë për të mbyllur ndeshjen por nga dy hapa dërgoi jashtë. Goli i munguar për pak sa nuk solli golin e pësuar në të 70-tëbn por Hysaj largoi mbi vijën fatale, ndërsa në të 77-tën ishte Berisha që nuk lejoi golin. 1 minutë më pas 11-metërshi i maqedonasve, të cilin Trajkovski nuk e gaboi. Goli i dha zemër vendasve që në të 80-tën ishin sërish të rrezikshëm por dora e Berishës ndali Alioskin, ashtu si në të 85-tën Berisha u bë Super Berisha me një tjetër reagim fantastik. U mbyll 1-1 pas një ndeshje të luftuar, ku humbëm Roshin, Mavrajn dhe Kukelin, që nuk do të jenë me Spanjën për karton të verdhë ndërsa solli dhe debutimin e Memollajt por dhe konsolidimin e vendit të 3-të në grup pas një ndeshje që ishte paqe në të gjitha drejtimet.