Kandidati i zgjedhur për të qenë Ambasador i SHBA-ve në Shqipëri Aleksandër Arvizu duke folur sot në seancën për konfirmimin e tij në Komitetin për Marrëdheniet e Jashtme në Senat, ka marrë në analizë gjithcka cfarë ndodh në Shqipëri
Fillimisht ai u zotua se nëse konfirmohet Ambasador do të bëj gjithcka për të cuar përpara marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.
“Transformimi i Shqipërisë në 20 vitet e fundit ka qenë asgjë më pak se sa dramatik, tha ai. Pas daljes nga diktatura Shqipëria ka marrë vendin që i takon përkrah vendeve që përkrahin vlerat demokratike. Më 1 prill të vitit 2009, ky vend u bë anëtar më të drejta të plota i NATO-s. Shqipëria është një aleat i SHBA-ve dhe mbështetës i sigurisë globale, pasi ka dislokuar kohët e fundit 44 trupa luftarake për të luftuar krah për krah me forcat amerikane në Kandahar të Afganistanit.
Më tej Arvizu tha se Shqipëria është gjithashtu një përkrahëse e fortë i integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, ka marrëdhënie të mira me fqinjët, përfshirë Kosovën dhe Serbinë. Në të njëjtën kohë Shqipëria është përkrahësë e fushatës së zgjerimit të njohjeve për shtetin e ri të Kosovës.
Duke iu referuar ekonomisë së vendit, kandidati për Ambasador I SHBA-ve në Shqipëri tha”-Ekonomikisht Shqipëria ishte një nga dy vende në Evropë që në vitin 2009 ka patur rritje ekonomike, dhe kjo sipas tij ka gjasa të ndodhë dhë këtë vit.
Megjithatë, në Shqipëri ka shumë për të bërë theksoi Aleksandër Arvizu.
“Si aleat i NATO-s, Shqipëria duhet t’u përmbahet parimeve më të lartë të Aleancës, të ketë një demokraci funksionale, të respektohet ligji dhe institucionet e pavarura”
Korrupsioni vazhdoi më tej ai mbetet në nivele të larta.
“Klasa politike në vend shpesh herë duket se është më e shqetësuar për cështjet e brendshme sesa për përmirësimin e jetës së qyetarëve. Për fat të keq Shqipëria mbetet një vend ku besimi tek politika është shumë i ulët.
Ndërkaq duke iu referuar krizës politike në vend ai u shpreh
“Një dialog konstruktiv mes palëve do ta ndihmonte Shqipërinë të vinte në punë shkathtësinë dhe talentin natyror që e karakterizon”