Sot hyjmë në ditën e tretë që Policia e Shtetit mban të rrethuar Lazaratin pas vrasjes së një efektivi të RENEA-s dhe plagosjen e dy të tjerëve. Policia ende vazhdon kërkimin e dy vëllezërve Arbion dhe Alban Aliko, të cilët janë dy të dyshuarit kryesorë për vrasjen e Ibrahim Bashës. Deri tani policia ka kapur 14 nga 21 personat e shpallur në kërkim.
Policia ka bërë kontrolle në shumë shtëpi në Lazarat, por ende nuk ka arrestuar disa nga personat e shpallur në kërkim. Përveç personat të shpallur në kërkim dhe që janë arrestuar, policia ka bërë dhe shoqërimin e shumë personave të tjerë të cilët i ka marrë në pyetje.
Zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Ardi Bita duke folur për “Associated Press” thotë se është ekzagjeruar në lidhjen e bërë mes të kërkuarve dhe ISIS. “Për momentin nuk ka asnjë të dhënë me atë që po ndodh në Lazarat me Shtetin Islamik”, shprehet Bita.
Ora 09:50 Neutralizohet një person në pyll
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, forcat e policisë kanë kapur një person në një zonë të pyllëzuar në Lazarat. Policia po vëzhgonte personin, i cili tentoi të fshihej në një pemë dhe ka arritur ta neutralizojë atë. Kontrolli i policisë është zhvilluar në lagjen “Gjokaj”.
Ora 09:00 Policia monitoron nga Facebook-u Albion Alikon
Forcat speciale të policisë kanë kryer orët e fundit kontroll në një tunel në Lazarat ku dyshohej se fshihej një nga të dyshuarit kryesor të vrasjes së efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha. Policia mori shkas nga postimi i një fotografie në Facebook nga vetë Aliko, ku ai shfaqej i shtrirë në tunel. Pas kontrollit ka rezultuar se i riu nuk gjendej aty. Aktualisht, kontrollet në Lazarat vazhdojnë në pjesën e sipërme të fshatit dhe pranë shkollës së mesme. Ndërkohë, sot policia ka bërë shoqërimin e dy personave.
Personat e arrestuar:
- Zhaklin Derxho, 18 vjeç
- Gurim Skënderi, 29 vjeç
- Albon Meçi, 20 vjeç
- Denis Mahmutaj, 19 vjeç
- Rustem Mahmutaj, 20 vjeç
- Xhuljano Nuri, 22 vjeç
- Fatmir Gërveshi, 20 vjeç
- Sinan Rabaj, 30 vjeç
- Jeton Kalemi, 21 vjeç
- Sevo Shurdhi
- Xhuljan Malo
- Gerald Bime, 17 vjeç
- Xhemil Gjolleshi, 20 vjeç
- Eligent Basha, 21 vjeç
Personat ende në kërkim:
1. Arbion Aliko, 20 vjeç
2. Alban Aliko, 18 vjeç
3. Bervin Basho., 22 vjeç
4. Edmond Boci, 48 vjeç
5. Xhemal Gjini, 18 vjeç
6. Albi Mahmuti
7. Endush Aliko
8. Ani Hiri