Home Aktualitet 21 Janari, shefi i Gardës akuzohet për vrasje

21 Janari, shefi i Gardës akuzohet për vrasje

580
0

Një vit pas ngjarjeve të 21 Janarit, Prokuroria e Tiranës akuzon komandantin e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi për një nga vrasjet e ndodhura para kryeministrisë.

Pasi kanë mbërritur në Shqipëri rezultatet e akt-ekspertimit të FBI, Prokuroria e Tiranës ka dërguar mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Tiranës 3 fletë-arreste të tjera për ngjarjet e 21 janarit. Pas shqyrtimit të akt-ekspertimit të sjellë nga FBI, prokuroria ka kërkuar që të vihen në pranga komandanti i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, shoferi i tij, Arjan Adhami si dhe shefi i IT të Kryeministrisë, Armando Kasaj.

Prokuroria akuzon direkt komandantin e gardës, Prendi për vrasje. Sipas kërkesës se përpiluar nga prokurorët Adriatik Cani dhe Blerim Tominaj, shefi i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi akuzohet për vrasjen e protestuesit Faik Myrtaj, ndërsa shoferi i tij Arjan Adhami, akuzohet per bashkëpunim në vrasje si dhe moskallzim krimi.
Nderkohe ndaj IT, Kasaj, pokuroret dyshojne se ai ka fshirë atë pjesë të filmimeve kur Garda ka qëlluar mbi protestuesit.

Po sot rreth orës 15:20 Ndrea Prendi, mbërriti në Prokurorinë e Tiranës, ku po merret në pyetje. Në prokurori kanë qendruar për rreth 30 minuta edhe shoferi i tij Arjan Adhami si edhe shefi i IT të Kryeministrisë, Armando Kasaj. Këta të fundit kanë dalë nga Prokuroria rreth orës 15:50.

Prokuroria ka kërkuar që të lihen në arrest me burg 3 personat e akuzuar, ndërsa Shkelqim Mustafaj, gjyqtar i Gjykatës së Tiranës mësohet se nuk ka pranuar këtë kërkesë, duke vendosur ndaj tyre arrestin shtëpiak.

Aktualisht për ngjarjet e 21 Janarit, ku në demonstratën e opozitës mbetën të vrarë me armë zjarri 4 persona, në burg është vetëm gardiasti Agim Llupo.

Ndërkohë për tre arrestimet me të fundit Prokuroria e Përgjithshme ka njoftuar konferencën e shtypit të kreut të organit te akuzës Ina Rama në prani dhe të ambasadorit amerikan Aleksandër Arvizu. Konferenca do të mbahet rreth orës 16:30.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here