Në shtëpinë e “Big Brother” Damiano dhe Armela na lanë përshtypjen se mes tyre kishte ndjenja dhe një histori e bukur dashurie po lindte mes tyre.
E në fakt, deklarata e Armelës gjatë ditës së djeshme na la përshtypjen se çifti do fillonte çdo gjë nga fillimi dhe do t’i shihnim sërish bashkë, por këtë herë si një çifti i vërtetë.
“Do t’ja nisim nga zero”, tha Armela në rrjetet sociale. Sidoqoftë, konkurrentja duket se ka ndryshuar mendim. Në statusin e saj të fundit, Armela ka treguar se ka marrë një vendim, ndërsa ka thënë se me Damianon do të mbeten vetëm miq, shkruan Xing.
Nga ana e tij, Damiano ka shpjeguar se respekton vendimin e partneres së tij në lojë, teksa nuk e ka fshehur vlerësimin dhe konsideratën e madhe që ka për të.
Sidoqoftë, ajo që i ka çuditur të gjithë është fakti se të dy konkurrentët i kanë lënë vetëm pak minuta statuset e tyre në rrjetet sociale.
Armela e ka fshirë menjëherë mesazhin e saj dhe Damiano vetëm pak minuta më vonë statusin që i dedikonte vendimit të Armelës.