Home Aktualitet Taksat e makinave, ekspertët: Nga sot, dogana merr 20% të vlerës së...

Taksat e makinave, ekspertët: Nga sot, dogana merr 20% të vlerës së makinës

714
0

Sot ka hyrë në fuqi ligji i ri i importit te makinave. Ekspertët e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave shpjegojnë se më ligjin e ri të taksimit u arrit një hap para përsa i përket nivelit të shpenzimeve të drejtuesve të makinave, ndërkohë që bnëjnë me dije se ligji ka hyrë në fuqi nga dita e sotme.

“Me këtë ligj dua të theksoj që u arrit një avancim shumë më i drejtë se më përpara. I vjëetërsisë së makinës, nivelit të harxhimit të madhësisë kubike të motorit dhe detyrimeve që paguhen përkatësish nga autoritetet fiskale shqiptare. Që nga dita e sotme në të gjitha degët doganore, qofshin këto kufitare apo dogana të brendshme është e mundur që depozitohet deklarimi dhe detyrimet e importit përfshijnë vetëm TVSH”- thekson Sajmir Lacej, drejtor i Tarifës, në Drejtorinë e Doganave,

Ndërkohë eksperti i Drejtorisë së Doganave sqaron se taksa bëhet zero vetëm për detyrimet e autoveturave të përdorura gjithmonë, duke i thënë fund spekulimeve, ndërkohë që thotë se qytetarët do të paguajnë në doganë vetëm TVSH 20 për qind.

“Me këtë rast dua të korigjoj ndonjë deklarim që është bërë në media, ku thuhet se taksa bëhet zero, por taksa bëhet zero për detyrimet e autoveturave të përdorura gjithmonë. Detyrimi i TVSH –së është 20% dhe llogaritet mbi vlerën e mallit që deklarohet në doganë në bazë të viteve të përdorimit”,- vëren Lacej.

Lacej shprehet se janë bërë të gjitha trestimet e nevojshme dhe puna mund të vijojë normalisht në cdo pikë doganore.

“Sot jemi marrë testimin e sitemit që ka funksionuar normalisht dhe mund t’iu konfirmoj që cdo gjë ecën normalisht dhe të gjithë deklarimet dhe të gjithë deklaruesit mund të procedonë në të gjithë pikat doganore”,- vlerëson eksperti i Drejtorisë së Doganave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here