Home Aktualitet Kokaina, Ermal Hoxha ka kryer 32 hyrje-dalje nga Shqiperia vitet e fundit

Kokaina, Ermal Hoxha ka kryer 32 hyrje-dalje nga Shqiperia vitet e fundit

673
0

ermal-hoxhaPas rreth një jave nga zbulimi i laboratorit të kokainës në fshatin Xibrakë të Elbasanit dhe arrestimit të 9 personave me akuzën e trafikimit të drogës, të tjera detaje zbardhen nga grupi hetimor.

Burime nga “Panorama Online” thonë se Ermal Hoxha, gjatë katër viteve të fundit ka kryer gjithsej 32 hyrje-dalje jashtë vendit, duke përdorur rreth 18 automjete të ndryshme.

Sipas hetimeve, rezulton se udhëtimi më i fundit tij jashtë vendit, ka qenë më 14 nëntor të vitit të kaluar drejt Brukselit.
Nga një tjetër udhëtim jashtë Shqipërisë, Hoxha rezulton që më datë 6 nëntor të jetë kthyer nga pika kufitare e Kakavijës me shtetasit kolumbianë, të arrestuar nën akuzën e trafikut të drogës. Ndërsa prokuroria ngre pikëpyetje të hyrje-daljeve të tij në këmbë me Kosovën, hetimet po vazhdojnë për të përcaktuar destinacionin përfundimtar të udhëtarëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here