Komisariati i Fushë-Krujës është bërë sërish objekt i një sulmi më lëndë eksplozive. Një sasi tritoli ka shpërthyer në derën e komisariatit.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme dhe mësohet se, nga shpërthimi i tritolit nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.
Menjëherë kanë nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarja dhe ende nuk dihen autori apo autorët e shpërthimit.
Dyshohet se, lënda eksplozive është hedhur nga mbrapa komisariatit dhe është përplasur në derë duke shpërthyer.
Gjatë hetimeve policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të një banke private që ndodhet pranë komisariatit për të bërë të mundur identifikimin e autorëve që kanë hedhur lëndën eksplozive.
Ky është shpërthimi i tretë që ka ndodhur brenda këtyre muajve në komisariatin e Fushë Krujës, ndërsa i teti që nga fillimi i vitit në këtë zonë.
Lajm në përditësim nga ora 22:15