Home Rajoni Berisha: deklarata e Papandreut nuk do bllokoje integrimin e Shqiperise

Berisha: deklarata e Papandreut nuk do bllokoje integrimin e Shqiperise

803
0

Kryeministri Sali Berisha ka reaguar sot nga Brukseli per deklaraten ‘kercenuese’ te homologut grek, Jorgos Papandreu per ngjarjen e Himares.

“Nuk mendoj se Greqia do të mbajë një qëndrim bllokues. Greqia në tërësi ka qenë një faktor nxitës për integrimin e Ballkanit, duhet t’u kujtoj se nga Selaniku është bërë deklarata më e fortë mbështetëse për integrimin e Ballkanit në BE”- ka thene Berisha.

Shoqatat: Deklaratat e Papandreut, aludime shoviniste

Intriga e deklarata qe cenojne miqesine e ndjellin perçarjen ne Ballkan. Kështu e kanë quajtur deklaratën e kryeministrit grek Papandreu, për ngjarjen e Himarës, disa shoqata shqiptare, përmes një reagimi publik.

Deklarata mohon të ketë minoritet grek në Shqipëri, ndërsa shpreh indinjatën për deklaratat shoviniste, të Papandreut, një kryeministri të një vendi anëtar të Bashkimit Evropian.

Duke ju referuar ngjarjes së Himarës, të gjitha shoqatat bien dakord se kjo ngjarje nuk duhet të politizohet dhe etnikizohet, pasi sipas tyre ky aksident ka ndodhur midis shtetasish shqiptar, dhe janë gjykatat shqiptare që i zgjidhin këto çështje, dhe jo kryeministri i greqisë, kryetari i Omonias, apo ai i partisë së minoritetit.

“Kemi kujtuar se kanë qenë gjithmone qarqet antishqiptare në Greqi që vazhdojnë me pretendimet e tyre të vjetra dhe të reja për Vorio-Epirin, apo minoritet grek në Himarë, por kur këto pretendime për minoritet në Himarë vihen në gojën e një kryeministri grek, atëherë duhet t’i tregohet ketij kryeministri, që po i rreshqet toka nën këmbë për shkak të krizës ekonomike, që të merret me zgjidhjen e krizes dhe të mos merret me punët e brendshme të një vendi sovran dhe fqinjë i mirë njëkohësisht” thuhet në deklaratë

Të gjitha shoqatat kanë kërkuar nga Presidenti i Republikës, Kryeministri dhe Parlamenti Shqiptar, të reagohet dhe t’i bëhet e qartë Papandreut se në Shqipëri nuk ka minoritet etnik grek

Disa nga shoqatat që kanë nënshkruar deklaratën:

Shoqata Atdhetare “Laberia”

Shoqata Kulturore “Ismail Qemali”

Shoqata Atdhetare “Vranishti”

Shoqata Atdhetare “Terba^i”

Shoqata Atdhetare “Bolena”

Shoqata Atdhetare “Armeni”

Shoqata Atdhetare “Ali Asllani”

Shoqata Atdhetare “Gorishti”

Komiteti i Veteraneve te L.A. rrethi Vlore

Shoqata e Ushtarakeve ne Pension

Shoqata Atdhetare “Cakrani”

Shoqata Atdhetare “Kallarati”

Shoqata Atdhetare “Vllazerimi Ku9iot”

Shoqata Atdhetare “Dukati”

Shorata Atdhetare “Kanina”

Shoqata Atdhetare “Kudhes-Grehot”

Shoqata Atdhetare “Mazhari”

Shoqata Atdhetare “Mesapliku”

Shoqata Atdhetare “Smokthina”

Shoqata Atdhetare “£ameria”

Shoqata Atdhetare “Vermiku”, etj.

*************************************************

Vetëm pak ditë pas deklaratës ‘kërcënuese’ të kryeministrit grek Jorgos Papandreu për ngjarjen e Himarës, të cilën ai e etiketoi shpërthim nacionalizmi, ministri i Jashtëm grek, Dimitris Droutsas, do te prese në një takim kreun e OMONIA-s, Vasil Bollano dhe kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dule.

Lajmi është publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme greke ku njoftohet se takimi do të mbahet sot.

Mësohet se në takim pritet të trajtohen problemet e ngritura nga OMONIA dhe PBDNJ për çështjet e minoritetit.

Zv.kryeministri i vendit, Ilir Meta në përgjigje të deklaratave të kryeministri grek Papandreu tha se marrëdhëniet mës Shqipërisë dhe Greqisë janë të mira dhe do të vazhdojnë kështu.
Meta tha se qeveria shqiptare ka mbajtur qëndrime të qarta ndaj çdo episodi që cënon marrëdhëniet dypalëshe, si dhe theksoi se qeveria do të përmbushë me rigorozitet edhe legjislacionin në të mirë të minoritetit grek në Shqipëri.

Papandreu
Kryeministri grek Jorgos Papandreu ka deklaruar se ajo që ai e quajti si shpërthim nacionalizmi në Shqipëri ndaj minoritetit grek, krijon probleme serioze sa për marrëdhëniet dypalëshe, aq edhe për perspektivën europiane të Shqipërisë.

Ndonëse ai nuk e ka thënë qartë, ka lënë të kuptohet se Greqia mund ta kushtëzojë procesin e integrimit europian të Shqipërisë, me çështjen e të drejtave të minoritetit grek, që kërkoi të mbrohen nga ana e shtetit shqiptar.

Reagim për Himarën

Ndonëse konferenca vjetore e kryeministrit grek në kuadër të Panairit të Selanikut, u dominua thuajse tërësisht nga çështja e krizës ekonomike të vendit, nga gazetarët vendas, shefi i qeverisë është pyetur edhe për incidentin e shënuar para një muaji në Himarë, në Shqipërinë e Jugut, ku humbi jetën një qytetar, për motive që pala greke i ka cilësuar si etnike.

Pyetja që iu drejtua kryeministrit, gjatë konferencës së transmetuar drejtpërdrejtë nga televizionet vendase, ishte nëse edhe pas këtij incidenti, qeveria greke do të vazhdonte të mbështeste pa kushte procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Kryeministri grek nuk i dha një përgjigje të qartë kësaj pyetjeje, por përfitoi nga rasti të prononcohej ndaj incidentit, që e ai e cilësoi si shumë serioz dhe jo të rastësishëm.

“Për fat të keq, vërejmë fenomene të ngjashme të një shpërthimi nacionalizmi, nga grupe ekstreme, që për fat të keq kanë edhe pasoja politike dhe që synojnë minoritetin grek në Shqipëri”.

Kryeministri grek shtoi se incidenti i Himarës, por edhe incidente të tjerë, tregojnë një qëndrim armiqësor ndaj Greqisë.

Sipas tij, kjo është një çështje serioze, së pari për marrëdhëniet dy palëshe që, siç tha Greqia dëshiron të zhvillohen pozitivisht, por është çështje serioze edhe për rrugën europiane të Shqipërisë, pse nacionalizmat në Ballkan nuk i ndihmojnë vendet fqinje, tha kryeministri grek.

“Doja t’i dërgoja mesazhin palës shqiptare se nacionalizmat gjithmonë kanë krijuar probleme kolosale, jo vetëm ndërmjet vendeve, por me viktima edhe qytetarë të thjeshtë”, theksoi kryeministri grek, dhe vazhdoi:

“Ne këtu në Greqi bëmë jë përpjekje serioze për integrimin e shumë shqiptarëve në shoqërinë greke, në këtë proces mund të ketë pasur edhe probleme dhe incidente. Por duhet t’i shmangim nacionalizmat dhe minoriteti grek duhet të ketë mbrojtjen e shtetit shqiptar sa u përket të drejtave të tij. Dhe ky do të jetë qëndrimi që do të mbajë pala greke”, përfundoi kryeministri.

Me theksimin e këtij qëndrimi, Jorgos Papandreu ndoshta lë të kuptohet se Greqia do të risjellë në kancelaritë europiane çështjen e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri, duke e kushtëzuar me këtë çështje progresin e perspektivës anëtarësuese të vendit fqinj.

Në të vërtetë ky do të ishte një kthim mbrapa për diplomacinë greke, e cila, vitin e fundit ka pasur një frymë më pajtuese në problemet me vendet fqinje, në sendërtim të objektivit të Athinës për të mos pasur më të hapura probleme politike.

Gjithsesi, nëse kjo tendencë e rikthimit në instikamet e vjetra, realizohet, i mbetet kohës që ta tregojë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here