Home ShowBiz Shakira: “Pique eshte shume xheloz por me lejoi te beja videon”

Shakira: “Pique eshte shume xheloz por me lejoi te beja videon”

750
0

rihanna-shakiraPavarësisht videos shumë tërheqëse, midis dy këngëtareve Rihanna dhe Shakira, i dashuri i kësaj të fundit, Pique nuk ka dashur të pengoje zhvillimin e këtij hiti.

Ka qenë vet Shakira ajo që është shprehur se është konsultuar me të dashurin e saj para se të niste projektin e fundit të videoklipit “Can’t Remember To Forget You”.

Videoja, nën regjinë e Joseph Kahn, paraqet Shakirën dhe Rihannën duke vallëzuar në mënyrë shumë tërheqëse dhe duke u prekur me njëra-tjetrën në një shtrat.

Duke folur me Ryan Seacrest në KIIS FM, Shakira ka thënë: “E kam pyetur atë nëse pajtohet me gjithë këtë projekt, dhe ai është pajtuar. Doja të isha i sigurt për shkak se ai është super-xheloz. Ai është burrë. Është territorialist. Ai dëshiron të dijë nëse gjithçka është nën kontroll”.

Videoja muzikore është kritikuar nga politikan kolumbian, i cili e ka akuzuar Shakiran se “po e promovon lesbizmin”. Videoja promovuese ka kaluar tashmë në mbi 128 milionë shikime në VEVO në pak më shumë se dy javë.

rihanna-shakira2

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here