Në një letër që i është dërguar dje ambasadorit amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, një kopje e së cilës u ka shkuar dje edhe një numri zyrtarësh të lartë të Departamentit të Shtetit dhe FBI-së, shqiptaro-amerikani Geri Kokalari ka kërkuar përgjigje zyrtare për dokumentin e publikuar dje nga “Shekulli”, ku emir i ish-ministrit të Jashtëm e të Brendshëm të vendit, ka kryer një blerje pronësie ku figuron i paraqitur para noterit me një pasaportë amerikane të pashpjegueshme. Dokumenti është zyrtar nga Kadastra Shtetërore e Holandës.
“Shekulli” ka mundur të sigurojë një kopje të dërgesës që ka shkuar dje në orët e vona në zyrat e ambasadorit amerikan në Tiranë dhe zyrtarëve të lartë në Uashington. Aty thuhet mes të tjerash:
“Linku bashkëngjitur (i përkthyer edhe në anglisht) është i një artikulli në gazetën shqiptare ‘Shekulli’, dhe përmban mes të tjerash një kontratë ku shtetasi shqiptar Lulzim Basha prezantohet para një noteri për blerje shtëpie në Holandë si “mbajtës i një pasaporte amerikane”. Jeni ju në dijeni që Basha të ketë një pasaportë amerikane? Nëse po, si e ka marrë këtë pasaportë? Nëse jo, atëherë ai ka kryer një mashtrim dhe ju keni detyrimin të raportoni këtë mashtrim tek autoritetet kompetente në Holandë, dhe ajo që është më e rëndësishmja, publiku shqiptar duhet të marrë përgjigje për këtë falsifikim, veçanërisht në rrethana të tilla, në vigjilje të zgjedhjeve elektorale ku personi në fjalë kandidon për kryebashkiak në Tiranë. Bashkëngjitur është një kopje e dokumentit të përdorur nga Basha për të kryer një blerje shtëpie. Aty ai është referuar me “”amerikann pasport 0160138”
Publiku pret përgjigje për dokumentin e Kontratës së Utrechtit
Kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Lulëzim Basha, po përballet me dyshimin për përdorimin e një pasaporte jo të rregullt amerikane në vitin 2001 në Holandë. Sipas dokumentit noterial holandez, me të cilin ai ka blerë shtëpi në Utret të Holandës në vitin 2001, Basha është paraqitur para noterit me “amerikann pasport 0160138?. Nga një hetim i shpejtë i numrave të pasaportave amerikane rezulton se ato janë me 9 numra dhe jo me 7 numra. Ambasada Amerikane në Tiranë i tha dje një gazetari të interesuar se nuk shprehet për këtë rast. Po ashtu nuk shprehet për këtë rast dhe vetë Lulëzim Basha, i cili po përballet me një sërë mashtrimesh që ka bërë me deklarimin e pasurisë së tij dhe rrethanat në të cilat e ka vënë këtë pasuri në Holandë.
Për të marrë shtetësinë amerikane, që sipas këtij dokumenti Basha e ka, duhet të plotësosh këto kushte:
1) Lotaria Amerikane: Po ajo jepet vetëm pas 4 vjetësh dhe duke jetuar në Amerikë. Basha nuk e plotëson dot këtë kusht; 2) Azili Politik: Persekutim nga një forcë qeveritare në vendin tënd (Ndoshta Basha ka qenë i persekutuar në kohën e Fatos Nanos!) 3) Pjesëmarrje në Shërbimin Ushtarak USA (Ndoshta Basha ka qenë ushtar në Irak apo Afganistan), 4) Anëtarësia në organet e CIA ose FBI (as këtë nuk e vërtetojmë dot) dhe e fundit: 5) Si pasardhës i prindërve amerikane (mjafton edhe njeri vetëm, p.sh., babai mund të jetë amerikan…)
Për aq sa jemi në dijeni, zoti Basha nuk ka jetuar në SHBA. Shpresojmë që ai të reagojë dhe të tregojë të vërtetën.
Veç dy deklarimeve të rreme të pasurisë, ka edhe pika të tjera që kërkojnë përgjigje nga zoti Basha në kontratën e blerjes së shtëpisë në Utrecht të Holandës.
Njëra prej tyre është veçanërisht kurioze të marrë një përgjigje publike. Siç shihet në faksimilen përbri, që është një dokument noterial i Kadastrës shtetërore të Holandës, në blerjen e shtëpisë, shtetasi Lulzim Basha, prezantohet në dhjetor 2001, me një dokument që ngjall habi. Kontrata noteriale thotë që shtetasi në fjalë, “mban pasaportë amerikane” dhe po aty jep numrin e këtij dokumenti.
Ndërkohë që z. Basha mendohet, nga një hulumtim i “Shekullit” në regjistrin e hyrje-daljeve rekord të Bashës nga Shqipëria, vihet re një tjetër fenomen, që ka të bëjë sërish me pasaportat. Z. Basha mund të jetë i vetmi zyrtar shqiptar që ka jo një, as dy, po tri pasaporta diplomatike dhe të tria janë të vlefshme brenda së njëjtës periudhë. Ai ka edhe një të katërt, madje, e cila është marrë gjithashtu pa mbaruar afati i posedueses, por kjo është tashmë e skaduar, kurse tri të tjera, janë të tria të vlefshme, madje dy prej tyre janë marrë në të njëjtin vit, i cili “çuditërisht” është viti i skandalit të hetimeve për zhdukjen e parave nga rruga Durrës-Kukës. Në numrin e djeshëm të “Shekullit” u botuan dje edhe numrat përkatës të pasaportave, si dhe kohëzgjatja e tyre.
Dokumenti i Kadastrës Holandeze, nxjerr zbuluar edhe Sabri Godon: Gënjeu publikisht për shtetësinë e gruas së Bashës
Më 31 mars 2011, në një intervistë botuar në shtypin e ditës me titull “Gruaja ime votonte Ramën, tani do të votojë Bashën”, Sabri Godo, thotë tekstualisht:
“…Tani kthehem tek pyetja jote se nuk më del nga mendja ajo. Unë këtë Aurelën të shoqen e Lulzim Bashës e kam njohur personalisht që 15 vite më parë, që në kohën kur ishte ende çupë e re, që u fejua. Unë e pyeta ku e ke burrin, dhe më tha se punon në Kosovë. Që në atë kohë e kam njohur si një vajzë shumë të shkathët shumë të dashur, inteligjente, që punonte me holandezët. Kjo puna e nënshtetësisë është një spekulim në të vërtetë. Në atë kohë, ajo kishte blerë një shtëpi në Holandë, por ai vend ka ligje, nuk është si ne, që mund të ndërtosh si të duash dhe të bësh si të duash, dhe ta kthesh oxhakun nga të duash. Atje i thanë që të blesh shtëpi këtu, duhet nënshtetësia holandeze dhe ajo e mori nënshtetësinë holandeze. Dhe doli një ligj në vitin 2004, në Holandë, që thoshte se mund të marrësh nënshtetësi holandeze, në rast se lë nënshtetësinë e vendit nga vjen. Unë rastësisht e bëra këtë bisedë, ajo e kishte këtë siklet në atë kohë se është shqiptare, më duket se është Vlonjate, ajo e ka për gjë të madhe të afirmohet në çdo çast, është një flamurtare e kombit…”
Zoti Godo ka gënjyer publikisht. Kontrata e blerjes së shtëpisë është bërë në dhjetor 2001, siç dëshmon Dokumenti Zyrtar i Kadastrës Shtetërore Holandeze. (shih bashkëngjitur).
Por z. Godo na ndihmon nga ana tjetër të kuptojmë që jo çdo shtetas i huaj mund të blejë shtëpi në Holandë. Dhe këtu vijmë tek pyetja pse Basha do të përdorte një dokument komprometues dhe/ose të falsifikuar në një kontratë për blerje shtëpie? Sepse me pasaportë shqiptare nuk mund të kryente blerje prone të patundshme në Holandë? Le të presim sidoqoftë përgjigjen e 37-vjeçarit që erdhi në 2005-n në politikën e Tiranës, me një sfond të madh të errët e të panjohur nga pas.
Kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës Lulëzim Basha po përballet me dyshimin për përdorimin e nje pasaporte jo të rregultë amerikane në vitin 2001 në Hollandë. Sipas dokumentit noterial hollandez me të cilin ai ka blerë shtëpi në Uchtreht të Hollandës në vitin 2001 Basha është paraqitur para noterit me “amerikann pasport 0160138?.
Nga një hetim i shpejt i numurave të pasaportave amerikane rezulton se ato janë me 9 numra dhe jo me 7 numra.
Ambasada Amerikane në Tiranë tha sot per disa gazetare te interesuar se nuk shprehet për këtë rast. Po ashtu nuk shprehet për këtë rast dhe vet Lulëzim Basha i cili po përballet me një sere mashtrimesh që ka bërë me deklarimin e pasurisë së tij dhe rrethanat në të cilat e ka vënë këtë pasuri në Hollandë.
Për të marrë shtetësinë amerikane, që sipas këtij dokumenti Basha e ka, duhet të jetosh 5 vite në SHBA pasi të kesh marrë me pare “green card” ose ta kesh përfituar atë nëse ke deklaruar ndonjë shumë marramendëse si investitor në bankat amerikane.
Për aq sa jemi në dijeni zoti Basha nuk ka jetuar në SHBA. Shpresojmë që ai të reagoj dhe të tregoj të vërtetën.
********
Amerikan apo Falsifikator? Në kontratën e Utrechtit, Basha, pasaportë amerikane (?!)
Veç dy deklarimeve të rreme të pasurisë, ka edhe pika të tjera që kërkojnë përgjigje nga zoti Basha në kontratën e blerjes së shtëpisë në Utrecht të Holandës.
Njëra prej tyre është veçanërisht kurioze të marrë një përgjigje publike. Siç shihet në faksimilen përbri, që është një dokument noterial i Kadastrës shtetërore të Holandës, në blerjen e shtëpisë, shtetasi Lulzim Basha, prezantohet në dhjetor 2001, me një dokument që ngjall habi. Kontrata noteriale thotë që shtetasi në fjalë, “mban pasaportë amerikane” dhe po aty jep numrin e këtij dokumenti.
Presim një përgjigje nga z. Basha për këtë dokument. Z.Basha jeni amerikan, apo falsifikator?
Ndërkohë që z.Basha mendohet, nga një hulumtim i Shekullit në regjistrin e hyrje-daljeve rekord të Bashës nga Shqipëria, vihet re një tjetër fenomen, që ka të bëjë sërish me pasaportat.
Z.Basha mund të jetë i vetmi zyrtar shqiptar që ka jo një, as dy, po tri pasaporta diplomatike dhe të tria janë të vlefshme brenda së njëjtës periudhë. Ai ka edhe një të katërt, madje, e cila është marrë gjithashtu pa mbaruar afati i posedueses, por kjo ëhstë tashmë e skaduar, kurse tri të tjera, janë të tria të vlefshme, madje dy prej tyre janë marrë në të njëjtin vit, i cili “çuditërisht” është viti i skandalit të hetimeve për zhdukjen e parave nga rruga Durrës-Kukës.
Numrat e këtyre pasaportave janë:
1 – D 0012560
2 – D 0001210 (kohëzgjatja 2007-2017)
3 – D 0001313 (kohëzgjatja 2007-2017)
4 – DC 0762158 (kohëzgjatja 2010-2020)
Pasaporta diplomatike me numër 0001210 dhe ajo me numër 0001313 janë të dyja me të njëjtin afat përdorimi nga viti 2007 në vitin 2017.
Pyetjet për Bashën kësaj here janë: Përse të janë dashur dy pasaporta diplomatike? Përse është marrë pasaporta e dytë në vitin 2007 kur ti sapo e kishe marrë një të tillë? A ka lidhje kjo me hetimet për paratë e zhdukura nga rruga Durrës-Kukës?
Gjysma e dytë e 2007-s përkon pikërisht me fazën e hetimeve ndaj Bashës për abuzimet e konstatuara nga KLSH dhe për të cilat prokuroria hetonte. Në fund të këtij viti, Bashës iu hoq edhe imuniteti. Është e qartë që nevojën për 2 pasaporta e kanë personat që planifikojnë të largohen, kur për shkak të hetimeve për krime, mund t’u bllokohet pasaporta dhe mundësia e lëvizjes jashtë vendit.
A është ky rasti juaj z. Basha? Nëse jo, përse ju duhej kjo pasaportë e dytë dhe si e keni nxjerrë atë?
Këto pyetje po i bashkëngjisim pyetjeve të djeshme, të cilave ende nuk ju jeni përgjigjur: Cili është reagimi juaj për mashtrimet në deklarimet tuaja të pasurisë për 2005 dhe 2007? Mashtrimet dëshmohen nga krahasimi i kontratave dhe dokumenteve të Kadastrës së shitje-blerjes së shtëpisë në Utrecht me deklaratat tuaja të pasurisë të nënshkruara nga vetë ju. Lexuesit tanë presin përgjigje.