Dy këngëtaret e njohura, Zajmina Vasjari dhe Nora Istrefi, së bashku kanë ndezur skenën në një koncert në Shkodër. Ato kanë qenë të ftuara speciale në një ambient, i cili gjithnjë e më shumë është nxehur nga prania e dy bombave të skenës shqiptare. Fillimisht ka qenë Zajmina ajo e cila ka ndezur të pranishmit me një performancë gati topless. Duket se kësaj here Zajmina e ka tepruar me zhveshje, pasi në një nga mbrëmjet e fundit ajo është shfaqur shumë provokuese. E veshur me pantallona të shkurtra dhe një bluzë të tejdukshme e cila zbulonte gjithçka,
Zajmina la me gojë hapur të pranishmit, të cilët e shijuan në maksimum performancën e saj në klub. Por kjo nuk e ka penguar aspak Zajminën që të reklamojë trupin dhe gjoksin e saj për të joshur sa më shumë botën mashkullore. Ndonëse shpesh ka bërë pauza në skenë me projekte muzikore, koncertet e saj kanë qenë pa fund. Për të ndezur akoma më shumë atmosferën, organizatorët kanë sjellë nga Prishtina edhe seksbombën tjetër, Nora Istrefi. Ndonëse vetëm pak ditë më parë ajo mahniti fansat me një fotosesion të nxehtë ku dukej si një bombë e vërtetë, fotot e fundit flasin se vërtet photoshop-i e bën të vetën. Nora ka ndezur skenën me këngët e hitet e kënduara, por gjithashtu ka treguar se këmbët e saja kanë shumë celulit, gjë që nuk e ka penguar të tregojë pjesët me të cilat mburret.