Home Shendetesi Borziloku, bima qe largon stresin

Borziloku, bima qe largon stresin

1247
0

borziloku-bima-aromatike-q-euml-largon-trishtimin_hdBorziloku shijohet me çdo gjë, është e mirë dhe aromatike. Mund ta mbjellim kopsht, tarracë ose në ballkon, është shumë e thjeshtë dhe në këtë mënyrë mund të kemi gjethet e freskëta gjithmonë në dispozicion.

Është bima mbretëreshë e verës, ndërsa në stinën e ftohtë përdoren gjethet e thara të borzilokut. Ka disa arsye:
Para së gjithash, kjo bimë aq e dashur për kuzhinën mesdhetare është e pasur me vitamina të vlefshme, minerale dhe është një antioksidant i fuqishëm, që është në gjendje për të mbrojtur trupin nga plakja, duke ndihmuar qelizat tona në luftën kundër radikaleve të lira.

Vetitë e tij nuk mbarojnë këtu. Disa studime kanë nxjerrë në pah edhe cilësitë anti-inflamatore dhe antibakteriale të borzilokut, baktere të cilat me kalimin e viteve kanë shfaqur rezistencë ndaj antibiotikëve. Kjo bimë gjithashtu lehtëson tretjen dhe ndihmon stomakun në funksionet e tij.

Vetitë e “fshehura” të borzilokut, të lidhura me traditat datojnë që nga antikiteti. E kanë konsideruar të shenjtë këtë bimë sepse mund të ndikojë pozitivisht në mendjen dhe shpirtin duke ju sjellë lumturi. Në fakt, ngjyra dhe aroma e borzilokut kanë tendencë për të sjellë një humor të mirë. Nuk është rastësi që përdoret në Aromaterapi vaji esencial i borzilokut, si një forcues i sistemit nervor, për të sjellë qartësi në mendje dhe për të rifituar ekuilibrin emocional dhe psikologjik.Për të gjitha këto arsye, mund të jetë një ide e mirë të dhuroni pakëz borzilok për dikë që e doni dhe t’i uroni shëndet të mirë dhe lumturi! Ky ka qenë një nga ritualët e lashtë në dasmat e kulturave të ndryshme perëndimore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here