TIRANE- “Shqipëria hyn në “hartën” e Google”.Këtë lajm e ka konfirmuar Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”.
Ndërkaq, Harito ka bërë me dije se krahas marrëveshjes në Arsim, së shpejti do të ketë dhe marrëveshje të tjera në fusha të ndryshme.
“Shqipëria hyn në “hartën” e Google. Veç marrëveshjes në arsim së shpejti disa marrëveshje në fusha të tjera. Ndryshim total i peisazhit”, shkruan Harito.
Ndërkaq, Kryeministri Rama gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes për unifikimin e sistemit arsimor parauniversitar me Kosovën, më 3 qershor të këtij viti, njoftoi se shumë shpejt qeveria do të nënshkruajë një marrëveshje me Google për dixhitalizimin e sistemit arsimor.
Rama shprehu bindjen se “duke pasur një ndërtues kaq globalisht të famshëm dhe të sigurtë, ne do mund të ecim më shpejtë se e kemi parashikur në rrugën e një rilindje të madhe kombëtare për arsimin dhe për Gjuhën shqipe në të dy anët e kufirit.Sot bashkohemi në rrugën e madhe të gjeneratës tjetër duke bërë të mundur që gjenerata e tjetër të marrë dije në të gjitha burimet dhe të bashkuar të unifikohet i gjithë sistemi global dhe europian i dijes”.