Home Kulture Çfarë janë dhe si funksionojnë parajsat fiskale?

Çfarë janë dhe si funksionojnë parajsat fiskale?

3430
0

Tema e parajsave të taksave është kthyer në faqet e para të gazetave anembanë botës, për shkak të skandalit të Paradise Papers.

Se çfarë janë, kjo është e lehtë për t’u kuptuar dhe për të nxjerrë përfundimin: ato janë vende, shpesh nën sovranitetin e një shteti më të madh, ku taksat janë shumë të ulëta ose nuk ekzistojnë fare dhe ligjet tatimore janë shumë të lehtë. Por historia e parajsave të taksave është shumë e lashtë, siç është edhe ajo e vetë taksave.

KUR KANE LINDUR?

“Ngahera qytetarët më të pasur janë përpjekur të gjejnë një rrugë largimi nga pagimi i taksave. Në periudhën e fundit të Perandorisë Romake, shumë njerëz preferuan të bëheshin subjekte të mbretërive barbare, për t’i shpëtuar sistemit tatimor të Romës. Por e para “strehë tatimore” e botës moderne ishte Amerika. Shumë historianë pranojnë se shumë baballarë të pelegrinëve (themeluesit e kolonive të Amerikës së Veriut në shekullin e gjashtëmbëdhjetë) shkuan në Botën e Re për t’i shpëtuar taksave angleze dhe jo vetëm për arsye fetare dhe politike”, shpjegon Giuseppe Marino, profesor i Ligjit Tatimor në Universitetin Shtetëror dhe në Bocconi të Milanos, autor i “Parajsa dhe paradokse fiskale”.

Janë pothuajse gjithmonë vende me diçka më pak se të tjerët. Pothuajse të gjithë janë pa ushtri, përveç Zvicrës, dhe pa sindikata dhe parti të vërteta përfaqësuese. Shpesh ata nuk kërkojnë taksa sepse nuk kanë pothuajse fare shpenzime publike. Ata gjithashtu janë të privuar në shumë raste nga një monedhe e tyre.

GJEOGRAFIA E PARAJSAVE FISKALE

Sipas një legjende, Ishujt Kajman, një territor britanik në Detin e Karaibeve, e kanë fituar statusin e vendit pa taksa, sepse në fund të shekullit XVIII disa marinarë vendas shpëtuan nga shkatërrimi dhjetë anije tregtare: Mbreti Xhorxh III e shpërbleu këtë gjest të banorëve të Kajmanit, duke u premtuar që të mos e taksonte arkipelagun e tyre.

 Por është Zvicra, parajsa më e rëndësishme dhe e mirënjohur e taksave, që nga vitet tridhjetë “steha e strehave”, për shkak të neutralitetit dhe rregullave të sekretit bankar. Në periudhën e dytë të pasluftës, edhe Tangier (Marok) gjithashtu doli një parajsë fiskale e preferuar: kishte një sistem tatimor pothuajse jo-ekzistues dhe liberalizim doganor pothuajse të pakufizuar.

Bejruti (Liban) u bë një parajsë fiskale pas Luftës së Parë Arabo-Izraelite (1948). Sot nuk është më dhe vendin e tij e ka zënë Dubai (Emiratet e Bashkuara Arabe), që është mbi të gjitha parajsë fiskale e rusëve dhe financave islamike.

Panama është një shembull tjetër: e ka ndërtuar pasurinë e saj, më shumë si vend i kompanive offshore (ligjore, por që ju lejojnë të shmangni organet tatimore të vendit tuaj ose të fshiheni në kufijtë e ligjit), se sa me kanalin e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here