Home Politike Vlore: Rama mbyll fushaten me prezantimin e kandidatit Shpëtim Gjika

Vlore: Rama mbyll fushaten me prezantimin e kandidatit Shpëtim Gjika

590
0

Kreu socialist mbylli mbrëmjen e sotme fushatën elektorale në bashkinë e Vlorës ku për koalicionin Aleanca për të Ardhmen kandidon kreu aktual i bashkisë, Shpëtim Gjika.

Në fjalën e tij kryesocialisti u ndal në historinë e këtij qyteti me kryeministrin e sotshëm që sipas Ramës, Vlora e ka hequr nga llogaritë e saj prej kohësh pasi ai disa herë i ka fyer vlonjatët.

“Saliu edhe këtë herë e ka fyer rëndë Vlorën, duke nxjerrë atë kandidatin e tij përballë jush. E ka fyer Vlorën duke thënë se ju jeni të parët, e duke ju vënë përpara, për tju vënë mbrapa.”, tha Rama.

Shpëtim Gjika është në këtë garë përballë ish-deputetit demokrat Ardian Kollozi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here