Home Aktualitet Veliaj kerkese qyetareve: Ruani investimet e bera për qytetin dhe pastertine e...

Veliaj kerkese qyetareve: Ruani investimet e bera për qytetin dhe pastertine e tij

551
0

189001_1Bashkia e Tiranës ka rehabilituar bllokun e pallateve në rrugën “Ferit Xhajko” në njësinë administrative nr 8. Kreu i bashkisë, Erion Veliaj pa nga afër punën e kryer në këtë bllok pallatesh, ndërsa u ndal të bisedonte edhe me banorët e lagjes, të cilëve u kërkoi të mirëmbajnë investimin e kryer.

“Në vetëm katër javë kemi mbyllur këtë investim në një zonë shumë problematike të Tiranës. Dua t’u bëj thirrje të gjithë qytetarëve se rregullimi i qytetit kushton, por kushton më pak nëse të gjithë e ruajmë atë që investojmë”, u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Blloku në fjalë mbizotërohet kryesisht nga pallate të ndërtuara para viteve ‘90 dhe është rikonstruktuar në vitin 2008 nga Bashkia e Tiranës, por gjatë asaj kohe nuk u realizua asnjë punim për rikualifikim dhe rehabilitim urban. Janë larguar të gjitha objektet që kishin zënë hapësirat publike, si dhe janë ndërtuar lulishte dhe kënde lojërash për fëmijët, ashtu siç edhe kryebashkiaku Veliaj premtoi gjatë fushatës elektorale.189001_1

Nisur nga ky investim, kreu i bashkisë ka kërkuar nga banorët që të mos dëmtojnë pronat e përbashkëta dhe të bëhen partnerë me bashkinë për të mbajtur të pastër ambientin. “Kjo është arsyeja pse të gjitha masat që kemi marrë kundër vandalizmit janë në favor të 99% të qytetarëve që duan pastërti, duan kënde lojërash dhe lulishte. Ndaj, u them të gjithë qytetarëve të njësisë nr. 8, të cilët janë përfituesit e parë të këtij investimi, ta gëzoni, por na ndihmoni që t’i ruajmë!”, deklaroi Veliaj.189002

Investimet publike ishin në qendër të fjalës së kryetarit të Bashkisë së Tiranës edhe gjatë prezantimit te administratorëve të Njësisë 8 dhe 9, Erjon Xhafa dhe Adelina Albrahimi. Sipas tij, një nga investimet më të rëndësishme për Tiranën, por që prek në mënyrë të drejtpërdrejtë njësitë nr. 8 dhe nr. 9 është projekti i Parkut Qendror dhe ai i Lumit të Tiranës.

“Kemi filluar punën në zonën e lumit të Tiranës, për të shtuar parkun e lumit të Tiranës. Sapo jemi dakordësuar me Fondin e Abu Dhabit, që të fokusohemi te projekti me më shumë parqe dhe hapësira të gjelbra, me një park qendror, rreth 6-7 herë sa Parku Rinia, dhe me më pak ndërtime në këtë zonë”, tha Veliaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here