Home Aktualitet Korrupsioni, nje spiun per cdo ndermarrje me mbi 50 punonjes

Korrupsioni, nje spiun per cdo ndermarrje me mbi 50 punonjes

530
0

188949Për çdo ndërmarrje publike apo private që ka mbi 50 punonjës, do të vendoset një spiun i cili do të hetojë në fshehtësi aferat korruptive. Përmes projektligjit “Për mbrojtjen e sinjalizuesit” të hartuar nga Ministria e Drejtësisë e që pritet t’i kalojë për miratim qeverisë, përcaktohen procedurat e informimit, denoncimit e më pas hetimit të aferave korruptive brenda ndërmarrjeve.Këta raportues, që projektligji i quan “sinjalizues” do të vendosen brenda ndërmarrjes dhe do të mbikëqyrin procesin. Paralelisht me spiunin, çdo ndërmarrje do të ketë një njësi përgjegjëse për shqyrtimin e çështjeve antikorrupsion, e cila do të jetë e ndarë nga departamentet e tjera. Pas njësia shqyrton informacionin e spiunit, ato i kalojnë për hetim ILDKP-së dhe Prokurorisë. Por kur informacioni i dhënë prej spiunëve-sinjalizues është i vlefshëm dhe merret në konsideratë?  Së pari, raportimi duhet të bëhet me shkrim.

Sipas projektligjit, “sinjalizuesi konsiderohet se ka vepruar bazuar në shkaqe të arsyeshme:  Nëse ka fakte dhe rrethana të mjaftueshme për të provuar veprimin ose praktikën e dyshuar të korrupsionit; Nëse ka më shumë se një burim informacioni për veprimin ose praktikën e dyshuar të korrupsionit; Nëse për shkak të natyrës, karakteristikave dhe ose rëndësisë, veprimi ose praktika e dyshuar e korrupsionit është dukshëm një vepër korrupsioni; Nëse veprimi ose praktika e dyshuar e korrupsionit e vazhdueshm e duke ndodhur ose ka mundësi të ndodhë në të ardhmen.” Në parim, sinjalizuesi konsiderohet se ka vepruar në mirëbesim, por në konsideratë merren dhe rastet e pavlefshmërisë, kur raportimi bëhet me qëllime dashakeqe.

“Nëse ai në mënyrë të arsyeshme dhe të ndershme beson se informacioni i dhënë dhe çdo akuzë që përmban është në thelb i vërtetë edhe nëse më vonë rezulton se ka gabuar në lidhje me vërtetësinë ose që rasti i dyshuar i korrupsionit nuk është formalizuar dhe nëse nuk e bën raportimin për qëllim përfitimi personal apo në mënyrë abuzive, keqdashëse, të pabazuar ose shpifje, barra e provës për të provuar keqbesimin bie mbi autoritetin publik apo subjektin privat ku ka ndodhur veprimi ose praktika e dyshuar e korrupsionit”,-thuhet në projektligj.

Çdo person i cili gjatë ose në lidhje me kryerjen e veprimeve të tij profesionale, vihet në dijeni të fakteve ose rrethanave që çojnë në besimin e arsyeshëm të ekzistencës së një vepre të mundshme korrupsioni, duhet të raportojë këtë fakt menjëherë te njësia përgjegjëse. Brenda çdo organizate me 50 apo më shumë punonjës duhet të caktohet një njësi përgjegjëse që të regjistrojë, hetojë dhe shqyrtojë raportimet nga sinjalizuesi. Organizatat dhe në publik e në privat.

Njësia përgjegjëse duhet të jetë e ndarë nga departamentet e tjera. Detyra për hetim dhe ndjekje penale i takon fillimisht kësaj njësie përgjegjëse. Sinjalizuesi që ka bërë raportimin, informohet nga njësia përgjegjëse brenda 30 ditëve për masat e marra për rastin. Kur vepra e dyshuar dhe e raportuar si korrupsion përbën shkelje administrative, çështja e raportohet pranë ILDKP-së. Kur rasti i raportuar përbën vepër penale, çështja i raportohet prokurorisë nga njësia përgjegjëse apo ILDKP-ja që ka marrë në shqyrtim çështjen. Ku çështja e raportuar nuk përbën asnjë prej këtyre shkeljeve, ajo pushohet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here