Home Aktualitet Operacioni “Tallavaja” ne lokalet e nates, 2 te arrestuar dhe 26 te...

Operacioni “Tallavaja” ne lokalet e nates, 2 te arrestuar dhe 26 te shoqeruara

597
0

188995Gjatë një aksioni për kontrollin e lokaleve të natës në Tiranë ka arrestuar dy persona dhe janë shoqëruar 26 shtetase. Aksioni ka nisur në orët e mbrëmjes së djeshme dhe ka zgjatur deri në orët e para të së dielës. Edhe pse qëllimi i policisë ishte kapja e personave në kërkim, me armë, drogë dhe shfrytëzim prostitucioni u sekuestruan vetëm 20 doza kokainë.

Aldi Mata, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë u arrestua pasi u kap me doza kokaine. Policia kishte informacion se 23-vjeçari shiste drogë. Gjithashtu u arrestua edhe pronari i lokalit ku Mata u kap. Arlond Gashi, 23 vjeç lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë ka në pronësi lokalin në rrugën dytësore në Kashar akuzohet se ka përshtatu ambient për përdorim droge.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar pesë pjata dhe tre karta që shërbenin për ndarjen e drogës. Gjithashtu është sekuestruar dhe një sasi prej 0.6 gram kokainë. Gjithashtu në vazhdimësi të kontrolleve të lokaleve të natës u shoqëruan në mjediset e Drejtorisë së Policisë Qarkut Tiranë 26 shtetase të seksit femër.

Disa nga këto shtetase punonin si balerina dhe këngëtare dhe mes tyre kishte dhe një shtetase të shpallur në kërkim për largim nga banesa, si dhe dy të mitura të cilat janë pyetur në prani të psikologes dhe janë marrë nga prindërit.

Të gjitha vajzat u pyetën me formular të intervistës formale dhe nuk kanë shprehur ndonjë shqetësim apo të dhëna që kanë të bëjnë me prostitucionin. Policia po punon për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së këtyre shtetaseve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here