Home Aktualitet Atentati ndaj gjyqtarit, Berisha: Autorët të vihen para drejtësisë

Atentati ndaj gjyqtarit, Berisha: Autorët të vihen para drejtësisë

699
0

Kryeministri Sali Berisha ka dënuar sot aktin e shëmtuar kriminal që mori jetën e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, në qendër të qytetit të Vlorës. Duke shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin e tij, si dhe të qeverisë, ndaj familjes Konomi dhe të trupës gjyqësore të vendit, Kryeministri Berisha kërkon nga organet kompetente gjetjen dhe vendosjen para ligjit të autorëve dhe organizatorëve të këtij akti mizor. Gjyqtari Skerdilajd Konomi ndërroi jetë paraditen e sotme ku makina me të cilën udhëtonte shpërtheu në momentin kur ka qënë në ecje. Më herët kreu i shtetit Bamir Topi dhe nënkryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu e cilësuan atentatin ndaj gjyqtarit si një akt terrorist që i bëhet sistemit të drejtësisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here