Home Kulture “Kombëtarja” e baletit shqiptar

“Kombëtarja” e baletit shqiptar

973
0

la-sylphide111“Kombëtarja” e baletit shqiptar, e përbërë nga ekipi i balerinëve të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe ai i balerinëve të Kosovës, do të ngjitet në skenën e Tiranës për të sjellë dy bashkëpunime në vijim të kalendarit artistik kulturor mes dy vendeve.

“La Sylphide” me koreografi nga Ilir Kerni dhe “Netët Arabe” nga Pëllumb Agalliu do të jenë dy pjesët që do të ngjisin në skenë balerinët e trupës së përbashkët Shqipëri-Kosovë.

Protagonistët nga Kosova vlerësojnë këtë bashkëpunim të frytshëm me kolegët e Shqipërisë, të cilët kanë çfarë t’ju ofrojnë nga eksperienca e tyre e gjatë.

“Nuk e themi vetëm me fjalë se ne jemi një komb, por tani e dëshmojmë edhe me vepra, me punë. Për në është shumë kënaqësi e madhe të performojmë krah balerinëve shqiptarë të cilët dihet që kanë një teknikë mjaft të zhvilluar”, u shpreh Teuta Krasniqi, balerinë.

“Jam shumë i lumtur që ky bashkëpunim ka dhënë frytet e veta dhe gjithçka po realizohet në mënyrë të shkëlqyeshme falë bashkëpunimit që kanë drejtorët tanë”, tha Sinan Kajtazi, balerin.

Data 2 prill do të rezervojë për publikun pjesën “La Sylphide”, ndërsa baleti “Netët Arabe” do të shfaqet në datën 3 prill, në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here