Home Aktualitet Aksident rrugor në Shkodër, plagosen 10 persona

Aksident rrugor në Shkodër, plagosen 10 persona

502
0

aksident-shkoderDhjetë persona kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e përplasjes së dy automjeteve mëngjesin e sotëm në aksin Mjedë- Kryebushat në Shkodër. Sipas policisë së Shkodrës, mes të plagosurve ndodhet një 15-vjeçar, i cili ndodhet në gjendje kritike, si dhe 6 ushtarakë, edhe këta të fundit në gjendje të rëndë.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Ura e Stajkës’. Shkak i aksidentit mësohet të ketë qenë humbja e kontrollit e mjetit tip ‘Benz’ me të cilin 6 ushtarakët po udhëtonin për në punë në repartin e Vaut të Dejës. Nga lagështira makina e ushtarakëve ka rrëshkitur duke goditur makinën tip ‘Ford’ që drejtohej nga Sokol Hasmegaj i cili po udhëtonte së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët.

Ndërkaq të plagosurit janë vizituar nga Ministrja e Mbrotjes, Mimi Kodheli e cila ka parë nga afër gjendjen e të plagosurve në spitalin rajonal të Shkodrës. Ndërkohë policia e Shkodrës ka tentuar të fshehë ngjarjen, deri në momentin kur ka kryer vizitën e saj ministrja Kodheli.

Sipas të dhënave nga spitali rajonal i Shkodrës 5 prej ushtarakëve janë dërguar në spitalin e traumës në Tiranë, bashkë me 3 anëtarë të familjes Hasmegaj që udhëtonte në mjetin tjetër. Në Shkodër ndodhen vetëm ushtaraku Sevahir Mataj 26 vjec dhe Blerina Hasmegaj 37 vjec.

Të plagosurit janë:

Në mjetin tip Benz

Gentjan Rrahmani 25 vjec ushtarak
Sevahir Mataj 26 vjec ushtrak—në spitalin e Shkodrës
Genci Loka 26 vjec ushatrak
Edmond Xhupa 34 vjec ushatrak
Pashk Makjoshi 33 vjec ushtrak
Sytku Zaganjohri 59 vjec ushatrak

Në mjetin tip Ford

Sokol Hasmegaj 45 vjec
Blerina Hasmegaj 37 vjec-në spitalin Shkodër
Suad Hasmegaj 18 vjec
S. H 15 vjec

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here