Home Aktualitet Mallakastër, sherr dhe grushta mes INUK e pronarëve të një karburanti

Mallakastër, sherr dhe grushta mes INUK e pronarëve të një karburanti

634
0

inukNjë aksion i INUK për shembjen e një karburanti të ndërtuar pa lejë në Mallakastër ka gjeneruar në sherr me grushte. Që në orën 9 të mëngjesit, INUK nisi aksionin për prishjen e një objekti në ndërtim dhe të një karburanti, por pronarët e këtij të fundit kërkuan kohë për të lëvizur vetë materialet. Por vetëm dy orë më vonë kur INUK do të vijonte aksionin ka filluar përplasja me grushte mes pronarëve të karburantit dhe punonjësve të INUK. Ndërkaq në përplasje u përfshinë edhe banorët e zonës, të cilët ishin grumbulluar pranë objektit.

Ndërkaq u desh ndërhyrja e forcave të ndërhyrjes së Shpejtë për të shpërndarë banorët. Mësohet se nga forcat e policisë është përdorur gaz lotsjellës.

Pronarët e karburantit kundërshtojnë veprimet e policisë dhe INUK, duke thënë se “INUK s’na ka lajmëruar për ditën e shembjes së karburantit”.

ORA 13:40 MZHUT: NDËRHYRJA E POLICISË SË RENDIT PËR TË QETËSUAR SITUATËN
Pas përplasjes së ndodhur paraditen e sotme mes INUK dhe pronarëve të një karburanti në Mallakastër, në aksin Levan-Tepelenë, ka reaguar edhe ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit. Në një njoftim për shtyp, ministria thotë se pronarët e objektit janë njoftuar tre dit para për aksionin e INUK.

“Kreu i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Zyhdi Dajti i cili ndodhet në krye të operacionit në këtë segment rrugor, deklaron se pronarët janë njoftuar 3 ditë përpara për prishjen e objektit. Sipas tij operacioni në akset rrugore kombëtare për prishjen e objekteve pa leje anës rrugës do të vazhdojë për të siguruar lëvizjen e lirë të automjeteve”, thuhet në njoftimin e MZHUT.

Ndërsa sa i takon ndërhyrjes së forcave të rendit, Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit thotë se ishte e nevojshme për të qetësuar situatën.

“Gjatë ndërhyrjes për prishjen e një karburanti të ndërtuar anës rrugës nacionale dhe një objekti 3 katësh në ndërtim e sipër, pa leje, në fshatin Rrënxë, inspektorët e INUK hasën në rezistencën e pronarëve dhe qytetarëve të zonës, të cilët kanë goditur me sende të forta dhe kanë dëmtuar disa nga inspektorët.

Për të qetësuar situatën ndërhynë forcat e rendit dhe ato të ndërhyrjes së shpejtë. Situata është normalizuar dhe INUK po vazhdon operacionin për prishjen e këtyre objekteve, të cilat janë kthyer në rrezik serioz për sigurinë e automjeteve dhe qytetarëve në rrugët nacionale”, vijon njoftimi i Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here