Home Politike Topi: Dialogu, element i rëndësishëm demokracie

Topi: Dialogu, element i rëndësishëm demokracie

609
0

Kreu i shtetit Bamir Topi ka deklaruar se ruajtja e komunikimit dhe tolerancës mes dy pushteteve është mjaft e nevojshme.
Nga qyteti i Gjirokastrës ku është takuar me kryetarin e bashkisë Flamur Bime dhe drejtuesit locale, presidenti Topi theksoi se dialogu është element i rëndësishëm demokracie për bashkëpunim në interes të qytetarëve. Ai gjithashtu është shprehur i lumtur që gjendet në Gjirokastër, qytet me tradita të mëdha kulturore.

Presidenti Topi do të vizitojë edhe “Pazarin Karakteristik”, dyqanet e artizanatit si dhe ekspozitën e piktorëve dhe artistëve gjirokastritë në Galerinë “Gjin Zenebishi”.Gjithashtu ai do të vizitojë edhe Komunën e Dropullit të Sipërm ku do të takohet me Kryetarin e Komunës, Kristo Duci. Në ditën e dytë të vizitës së tij në Gjirokastër, Topi do të zhvillojë një vizitë edhe komunën e Xarës dhe të Konispolit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here