Home Aktualitet Rama dhe Tahiri ne faqen e pare te Corriere Della Sera, nje...

Rama dhe Tahiri ne faqen e pare te Corriere Della Sera, nje fotomontazh

723
1

corriereRrezimi i nje avioni privat ne Divjake te Lushnjes, qe sipas disa burimeve  po trasportonte droge, ka qene shkak debatesh te shumta dhe akuzash te ashpera mes qeverise dhe opozites. Por ne incidentin ne fjale shume gjera nuk inkuadrojne si duhet, ku sipas ministrit te brendeshem Tahiri, droga nuk u gjet ne avion per ne nje makine aty afer, dhe kapja e droges “eshte nje sukses i policise dhe i shtetit”. Misterit te avionit te rrezuar i shtohet edhe nje fotomontim qesharak qe u shfaq tek gazeta opozitare, Opozita.com, dhe ne disa gazeta te Kosoves, ku publikohej faqja e pare e gazetes italiane Corriere Della Sera me titull: I baroni della droga, dhe poshte titullit nje foto e Kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe Ministri i Brendeshem Sajmir Tahiri.

Fotoja e faqes se pare te gazetes Corriere Della Sera ku shfaqet Kryeministri shqiptar dhe Ministri i Brendeshem eshte nje montim diletantesk ashtu si publikimi i ketij lajmi nga gazeta te ndryshme pa vertetuar autenticitetin e tij.

Fakti i ketij fotomontimi kaq te detajuar ku perdoret faqja e pare e gazetes italiane te nje date te dy viteve me pare, hap nje seri dyshimesh ne lidhje me vete rrezimin dhe kapjen e droges ne Divjake, pasi le te kuptohet se montimi ka qene i pergaditur kohe me pare. Dhe ka shume dyshime se edhe incidenti ne fjale te jete nje inskenim per motive politike.

Me poshte do te sjellim fotomontimin e lajmit boomerang si dhe faqen e pare origjinale te gazetes italiane Corriere Della Sera qe i perket dates 19 gusht 2012.

coriere2

Faqja e pare e Corriere Della Sera pasi eshte modifikuar, ku poshte ne te majte ndodhet nje artikull per aktorin Michele Placido, qe gjindet edhe ne faqen e pare origjinale te dates 19 gusht 2012

 
coriere

1 COMMENT

  1. eshte normale qe shtypi italian ja hedh fajin gjithmon shqiptarve, askush nuk peshtyn perpjet. shpresoj qe shqiperia mos kopjoj ligjet e italis, jam i sigurt qe femijet tane do e bejn shqiprin nje tjeter zvicer! mu me vjen keq kur me shan nje njeri i paster, por kur me shan nje mafios e kam per nder, do te thote qe un sjam si ai!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here